Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge deklaroi se, “në 2030, Shqipëria tashmë është anëtare e BE dhe e gjithë puna e gjatë dhe vështirë e reformave është shpërblyer”.
Në fjalën e mbajtur në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ai theksoi se, Këshilli i Evropës ka qenë krah Shqipërisë që nga fillimi.
“Ne e dimë që kjo e ardhme ndodhi falë punës së madhe dhe guximshme që keni bërë ju. Askush dhe askund nuk është kjo më e qartë se në rastin e Shqipërinë në reformat antikorrupsion, qeverisje e mirë dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh Berge.
Sipas tij, sivjet bëhen 20 vite kur Shqipëria iu bashkua Këshillit të Evropës dhe deri tani ne kemi mbështetur reformat dhe monitoruar procesin dhe kemi ndihmuar për të ndërtuar institucione të pavarura.
Ai u ndal në progresin që ka shënuar Shqipëria në sistemin e drejtësisë.
“Që nga reforma e gjyqësorit deri tek institucionet e specializuar kundër korrupsionit Shqipëria po tregon kurajo për tu përballur me sfidat. SPAK po bën punën e vet me hetime procedime, dhe dënime që kanë të bëjnë me politikanë të niveli tët lartë”, u shpreh zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Ai theksoi se procesi i vetting-ut për gjyqtarët është një histori suksesi, pavarësisht disa sfidave në lidhje me kapacitetet afatshkurtra.
“Në vitin 2023 Shqipëria u hoq nga lista gri dhe në 2024-n Shqipëria miratoi Strategjinë Kombëtare kundër pastrimit të parasë duke treguar vullnet të plotë politik dhe rezultatet flasin vetë. Ndërsa Moneyval përgatitet për raundin e 6-të të vlerësimit, Shqipëria po bëhet gati të tregojë se integriteti dhe transparenca zbatohet gjithkund, përfshirë edhe në sistemet financiare”, tha ai.
Sipas tij, pika kryesore është se progresi është real dhe i qenësishëm por duhet të ushqehet dhe të çohet më tutje.
“Sistemi gjyqësor vijon të përballet me sfida strukturore. Procedurat gjyqësore mbeten të gjata dhe stoku i çështjeve të pazgjidhura minon besimin e publikut edhe ende nuk është ngritur një strukturë për rikuperimin e aseteve dhe një projektligj për ngritjen e kësaj zyre.
Kjo kufizon aftësinë e shtetit për të konfiskuar dhe administruar pasuritë e krimit dhe të paligjshme. Sinjalizuesit përballen me shumë presion, numri i raportimeve nga sinjalizuesit është shumë i vogël, pa mbrojtjen nga të fortët dhe pa informacion vital mbetet që kjo nismë të mbetet e fshehtë”, theksoi ai.
Berge vuri në dukje se, organizatat e shoqërisë civile operojnë në një mjedis sfidues, ku procedurat janë komplekse dhe nuk kanë akses në fondet publike.
Gjithashtu, vijoi ai, është e qartë që polarizimi politik e dobëson e dobëson besimin dhe pengon konsensusin.
Ai e vlerësoi ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për format e qeverisjes dhe antikorrupsionin si një nismë të rëndësishme.
“Ligjet solide dhe institucionet solide vetëm nuk mjaftojnë, udhëheqësit e zgjedhur duhet të japin shembull duke mos i lënë asnjë vend pandëshkueshmërisë, sepse pa këto edhe strategjia më e mirë antikorrupsion do të ngecte, ndaj kërkohet angazhim i të gjithë aktorëve për të garantuar forma të qëndrueshme sidomos në kohë pasigurie”, tha ai.
Berge vuri në dukje se, nëpër Europë demokracia dhe shteti i së drejtës janë nën presion të vazhdueshëm.
“Vlerat tona po sfidohen nga dezinformomi, pasiguria ekonomike dhe njerëzit, që zhgënjehen me dështimin e institucioneve tona politike, për atë që kanë thënë dhe bërë.
Europa po stërmundohet nga një luftë e re, në Ukrainë, ndaj na duhet të jemi bashkë, sepse nuk po lufton vetëm për veten e vet, por po lufton për të ardhmen e Europës dhe rendin ndërkombëtar që bazohet në rregulla.
Nuk duhet të harrojmë që demokracia nuk është destinacion, por proces që kërkon përkushtim dhe përpjekje të vazhdueshme”, tha ai.