By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Chris LaCivita bashkëarkitekt i fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Chris LaCivita bashkëarkitekt i fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit
Shqipëri

Berisha: Chris LaCivita bashkëarkitekt i fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit

admin
Last updated: 10/02/2025 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot në një konferencë për mediet, se Chris LaCivita, kryetari i komitetit kombëtar republikan dhe bashkëarkitekti i fushatës së rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një nga dy kryearkitektët e fushatës së PD të datës 11 maj.

Chris LaCivita ishte i pranishëm në konferencë së bashku me drejtuesit e partive të tjera opozitare, si Partia e Lirisë, ajo Republikane, Agrare dhe e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

Berisha tha se LaCivita mes të kërkesave të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj.

Kjo, sipas Berishës, ndodhi pasi “PD dhe opozita shqiptare, si dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA, në të cilën e majta radikale sorosiane, ideologu i saj, armiku i demokracisë, Xhorxh Soros dhe kukulla e tij, Antoni Blinken, gënjeshtar në letrën puçiste të laptopit të famshëm, duke mashtruar kombin e tij dhe botën për interesa politike, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike”.

“Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, de facto pluralizmit politik dhe instalimin e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin”, vijoi Berisha.

Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, vuri në dukje ai, ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë këtyre shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën.

“Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë”, theksoi Berisha.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
Next Article Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?