By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

admin
Last updated: 10/02/2025 11:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se “11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Europës dhe mbarë botës do të votojnë nga jashtë kufijve nga aty ku janë me postë”.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama iu drejtua shqiptarëve jashtë vendit për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Kur kanë ngelur vetëm 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, Rama u shpreh se “kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri në 4 mars”.

“Votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin është kohë e domosdoshme”, tha Rama.

Kryeministri informoi se deri më tani numri i të regjistruarve është premtues, ndërsa shprehu bindjen se pa diskutim mund dhe duhet të jetë shumë më i madh akoma.

“Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Gjykimi i çdokujt që e sheh progresin e Shqipërisë sonë të përbashkët nga një distancë e arsyeshme vlen dhe unë mezi pres që të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Europës dhe të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme, për Shqipërinë e respektuar nga Europa dhe nga bota si asnjëherë më parë, për Shqipërinë që në mandatin tonë të katërt do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të regjistrohen dhe të mos e lënë për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ dhe të bëhet pastaj shumë e vështirë.

“Është fare e thjeshtë, nga telefoni ose kompjuteri për disa minuta për t’u bërë pjesë e një momenti historik në rrugën e demokracisë sonë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit ku të gjithë së bashku do ta çojmë përpara Shqipërinë drejt majës të shumë ëndërruar të 2030-ës, ku do të ngulim flamurin shqiptar në rreshtin e 27 flamujve të tjerë të familjes së bashkuar europiane”, tha Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Chris LaCivita bashkëarkitekt i fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit
Next Article Perr: Përfshirja e Shqipërisë në rrjetet europiane, shembull i integrimit të përshpejtuar në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?