By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 9 majit, KQZ synon projekt-pilot për votimin nga banesa për personat me aftësi të kufizuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 9 majit, KQZ synon projekt-pilot për votimin nga banesa për personat me aftësi të kufizuara
Shqipëri

Zgjedhjet e 9 majit, KQZ synon projekt-pilot për votimin nga banesa për personat me aftësi të kufizuara

admin
Last updated: 05/11/2026 16:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton mundësinë e krijimit të një mekanizmi që do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës nga banesa.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se në KQZ u zhvillua sot një takim me eksperten Bardhylka Kospiri, drejtuese e Fondacionit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF), Blerta Drenofcin, si dhe përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

“Folëm për aksesueshmërinë në zgjedhje dhe u ndalëm te zgjedhësit me aftësi të kufizuara që për shkak të kufizimeve të rënda fizike nuk mund të dalin nga banesa për të votuar. Synimi ynë i përbashkët është që ata të votojnë që në zgjedhjet e 9 majit 2027, mundësisht përmes një projekti-pilot në disa bashki”, tha Celibashi.

Sipas tij, KQZ e mbështet plotësisht këtë nismë dhe do të punojmë me ADRF-në për ndryshimet ligjore që do t’i propozohen Kuvendit të Shqipërisë.

“Bashkëbiseduam me ADRF-së mbi: të dhëna statistikore për numrin dhe shpërndarjen e këtyre zgjedhësve; një analizë të kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar; mekanizma konkretë votimi, si bazë për propozimin që do t’i dërgohet Kuvendit”, theksoi Celibashi.

Ai nënvizoi se askush nuk duhet të mbetet jashtë procesit zgjedhor për shkak të barrierave fizike.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës
Next Article Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?