By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për 21 Janarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për 21 Janarin
Shqipëri

Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për 21 Janarin

admin
Last updated: 21/01/2025 14:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë për mediet, duke rikujtuar ngjarjen e 21 Janarit, të ndodhur 14 vite më parë, ku mbetën të vrarë katër persona në protestën e organizuar nga opozita e kohës përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ndjen keqardhje për atë që ndodhi mbrëmjen e 21 Janarit të vitit 2011. “Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në orë 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur,” tha Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen, ndërsa sipas Berishës institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur faktin se ajo ka qenë një protestë e dhunshme me axhendë politike.

“Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte axhendë politike. Ka një deklaratë të qeverisë së SHBA, në të cilën kërkohet hetimi që nga polici, tek organizatori, që publikisht dhe botërisht është Edi Rama. Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe nuk duhet t’i përdorin fatkeqësitë e të tjerëve për ushqim politik, duhet ta dinë se në këto 14 vite, prokuroria ka qenë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës. Ishte Ina Rama prokurore, që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorin ndërkombëtar. Dhe pas vitit 2013, njëri pas tjetrit prokurorë nga Arta Marku, Olsi Çela etj., njeri tjetër përveç Edi Ramës nuk i ka penguar ata të hetojnë në çdo aspekt”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD-së, e cilësoi përdorimin politik të ngjarjes si një tentativë për të fshehur përgjegjësitë e atyre që organizuan dhe drejtuan protestën. “Por përdorimi politik i kësaj ngjarje tragjike, ku u sollën për qëllime të mirëfillta politike, për të pushtuar kryeministrinë Edi Rama, se donte sipas shumë gjasave të mbante edhe një fjalim, është totalisht dëshmi e keqpërdorimit total të kësaj ngjarje kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e organizatorëve që sollën njerëz në një protestë, më të dhunshmen që ka pasur Shqipëria në 32 vite”.

Berisha tha se mbështet çdo lloj hetimi për 21 Janarin dhe nuk ka asgjë tjetër që mund të shpëtojnë përgjegjësin e atij që e organizoi këtë protestë.

Po ashtu, Berisha ka përshëndetur inaugurimin e presidentit Donald Trump, një ditë më parë në Uashington.

“Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit. Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.

Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt”, tha Berisha.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë. Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë”, tha Berisha.

“Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47-të të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën”, përfundoi Berisha.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Priste të kalonte nga Meksika në SHBA, emigrantja kolumbiane shpërthen në lot kur mëson së Trump ndaloi aplikacionin e hyrjes në kufi
Next Article Deputetët i hodhën poshtë amendamentet e LSDM-së dhe Të Majtës të parashtruara për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?