By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Të hiqet TVSH-ja për ushqimet dhe të vendoset minimumi jetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Të hiqet TVSH-ja për ushqimet dhe të vendoset minimumi jetik
Shqipëri

Berisha: Të hiqet TVSH-ja për ushqimet dhe të vendoset minimumi jetik

admin
Last updated: 31/08/2026 12:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur këtë vit 5.2 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë një deklarate për mediet, Berisha tha se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë masa për të lehtësuar kostot për familjet.

Berisha solli si shembull Greqinë, ku, sipas tij, qeveria ka ndërhyrë për uljen e kostove të rreth 1600 artikujve, me reduktime që variojnë nga 5 deri në 30 për qind.

Sipas kreut të PD-së, rritja e çmimeve po rëndon veçanërisht familjet në nevojë.

“Ndërkohë, çmimet në Shqipëri, sipas statistikave më të fundit, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën këtë vit 5 herë më shumë se sa mesatarja e vendeve të BE. Dhe qeveria ka zero reagim. Çmimet pra janë rritur këtë vit krahasuar me rritjen mesataren të çmimeve të ushqimeve në BE, 5.2 herë më shumë. Dhe qeveria ndërmerr zero veprime”, tha ai.

Berisha prezantoi edhe disa nga masat që, sipas Partisë Demokratike, duhet të ndërmerren për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

Ndër propozimet e tij ishin heqja e menjëhershme e TVSH-së për ushqimet, subvencionimi i plotë i shpenzimeve shkollore dhe vendosja e minimumit jetik.

“Për PD-në është jetike heqja e menjëhershme e TVSH-së për ushqimet. Subvencionimi i plotë i të gjitha shpenzimeve për shkollën bazuar në parimin e arsimit falas.  Me Kushtetutë, arsimi është falas. Vendosja e menjëhershme e minimumit jetik. Këto masa ne i konsiderojmë masat më të domosdoshme për t’iu kundërvënë lakut të urisë, mjerimit dhe varfërisë që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë në familjet shqiptare në nevojë”, tha Berisha.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Wadepuhl: Refuzimi islandez tregoi se BE duhet të bëhet më tërheqëse për anëtarët e rinj
Next Article Kocevski: Mbi 18,4 miliardë denarë nga krediti hungarez u janë vënë në dispozicion komunave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?