By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Besar Durmishi jep lajmin e madh: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Besar Durmishi jep lajmin e madh: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore
Maqedoni

Besar Durmishi jep lajmin e madh: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore

admin
Last updated: 21/01/2025 19:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Ministri i Ekonomisë Besar Durimishi e ka cilësuar vitin që kemi hyrë si një vit të projekteve të mëdha infrastrukturore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Durimishi njoftoi se qeveria ka miratuar “Vendim për dhënien e pëlqimit të programit vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025”.

Me këtë vendim miratohet Programi vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025 me të cilin parashifet ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi i shumë akseve rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
1. Projekte të cilët janë përfunduar dhe të cilët do të paguhen gjatë këtij viti:
•Rekonstruimi i rrugës regjionale Mateç – Likovë
•Rekonstruimi i rrugës shtetërore Ropalcë – Mateç
•Rehabilitimi i rrugës shtetërore Shkup – Tetovë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor të seksionit Zhelinë – Tetovë dhe seksionit Saraj – Karpallëk
•Kompletimi i ndërtimit të autostradës A4, seksioni Bllacë – Shkup (kyçja Stenkovec)
2. Projektet të cilat do të vazhdojnë të realizohen edhe këtë vit:
•Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër
•Ndërtimi i rrethrrotullimit të Tetovës nëpërmjet kyçjes në Trebosh deri Neproshten (faza 1)
•Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë 9 (kyçja me rrugën lokale të fsh. Bllacë).
•Vendosja e sinjalizimit rrugor në rrugën shtetërore seksioni Tetovë – Kalimi kufitar Jazhincë
3. Projektet të cilat do të fillojnë gjatë këtij viti:
•Përfundimi i kyçjes në Bërvenicë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor gjatë rrugës Zhelinë – Jegunovcë
•Sanimi i rrugëve Ohër – Shën Naum, rehabilitimi i rrugës Gjevgjeli – kufiri me Greqinë.

Durimishi poashtu thekson se gjatë këtij viti parashihet që të përgatitet projekt dokumetacioni për rrugën shtetërore Tetovë – Vendkalimi kufitar me Kosovën drejt Prizrenit.

Me mjete të ashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashihet që të ndërtohet austostrada Bukojçan – Kërçovë e cila parasheh: – Projektimin, – Përgatitjen e projektit bazë – Mbikqyrje – Kryerja e punimeve të ndërtimit.

Gjithashtu me mjete të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë këtij viti do të vazhdojë ndërtimi i autostradës, Shkup – Bllacë, faza e dytë. Gjithashtu do të vazhdohet me ndërtimin e austrostradës Kërçovë – Ohër.

“Ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir)”, shtoi Durmishi.

Sipas Durmishit e gjithë kjo është falë ndryshimit me qeverinë VLEN.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun
Next Article Kanadaja paralajmëron “përgjigje shumë të fortë” nëse Trump vendos tarifë 25 për qind ndaj mallrave të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?