By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Beteja në Kursk/ Rusia akuzohet se ka vrarë dhe plagosur qytetarët e saj gjatë sulmit ushtarak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Beteja në Kursk/ Rusia akuzohet se ka vrarë dhe plagosur qytetarët e saj gjatë sulmit ushtarak
Bota

Beteja në Kursk/ Rusia akuzohet se ka vrarë dhe plagosur qytetarët e saj gjatë sulmit ushtarak

admin
Last updated: 02/02/2025 17:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ushtria ukrainase dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë thënë se forcat ruse kanë goditur një shkollë me konvikt në rajonin rus të Kurskut – të pushtuar nga Ukraina – duke vrarë të paktën katër “qytetarë të vet” dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi i 1 shkurtit ka ndodhur disa orë pasi Kievi ka raportuar që të paktën 10 persona janë vrarë, si pasojë e një sulmi rus në një zonë banimi në qytetin ukrainas Poltava.

“Avioni rus goditi një shkollë me konvikt në qytezën Sudzha në rajonin e Kurskut me një bombë. Sulmi është kryer qëllimshëm”, ka thënë ushtria ukrainase.

Në raportime të pakonfirmuara është thënë se shumica e viktimave janë persona të moshuar që përkohësisht janë strehuar në ndërtesë.

“Në kohën e sulmit, dhjetëra banorë lokalë kanë qenë brenda në ndërtesë, duke u përgatitur për t’u evakuuar”, ka thënë ushtria ukrainase, duke shtuar se të paktën 84 civilë janë “shpëtuar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore”.

Zelensky ka shkruar në X – dikur Twitter – se “kështu kryen luftë Rusia – Sudzha, rajoni i Kurskut, territor rus, shkollë me konvikt, me civilë duke u bërë gati për t’u evakuuar”.

“Bombë ajrore ruse. Ata e kanë shkatërruar ndërtesën edhe pse dhjetëra civilë ishin brenda. Bombat ruse shkatërruan shtëpitë ukrainase në mënyrë të njëjtë. Edhe kundër civilëve të vet, ushtria ruse po përdor taktika të ngjashme”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më vonë se forcat ushtarake ukrainase e kanë kryer sulmin.

“Më 1 shkurt, forcat e armatosura ukrainase kanë kryer edhe një krim tjetër lufte, duke kryer sulm të shënjestruar në një shkollë me konvikt në qytetin Sudzha”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në gusht të vitit të kaluar, Ukraina ka zaptuar territor në rajonin rus Kursk, në kuadër të një ofensive të befasishme. Ndonëse ka humbur territor prej atëherë, Ukraina ka nisur sërish ofensivë më vonë, për të rikthyer tokën e humbur.

Forcat ruse kanë angazhuar rreth 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut, për të luftuar krah ushtrisë ruse në rajonin e Kurskut, mirëpo janë përballur me humbje të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas dhe atyre perëndimorë./ REL

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI që tani po përgatit terren për të mos pranuar disfatën në zgjedhjet lokale
Next Article Presidenti i përkohshëm sirian viziton Arabinë Saudite – sinjal potencial për Iranin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?