By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti i përkohshëm sirian viziton Arabinë Saudite – sinjal potencial për Iranin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Presidenti i përkohshëm sirian viziton Arabinë Saudite – sinjal potencial për Iranin
Bota

Presidenti i përkohshëm sirian viziton Arabinë Saudite – sinjal potencial për Iranin

admin
Last updated: 02/02/2025 17:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, e ka realizuar vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Arabinë Saudite, dhe ky vendim po shihet si sinjal për distancimin e Damaskut nga Irani, dikur aleat kryesor rajonal.

Ahmad al-Sharaa, i cili dikur kishte lidhje me Al-Kaidën, ka arritur në Riad bashkë me ministrin e Jashtëm të Qeverisë së tij, Asaad al-Shaibani. Dy burrat kanë udhëtuar me aeroplan saudit.

Televizioni shtetëror saudit e ka trumbetuar faktin që al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Golani, ka vendosur ta bëjë vizitën e parë jashtë shtetit në Riad.

Ai është takuar me liderin de facto të Arabisë Saudite, princin Mohammed bin Salman, në pallatin al-Yamamah në Riad.

Arabia Saudite ka qenë ndër vendet kryesore arabe që ka ndarë fonde për grupet kryengritëse, që kanë tentuar të rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin, pas nisjes së protestave më 2011, të cilat u shtypën përgjakshëm nga pushteti dhe nisën luftën civile.

Në dhjetor të vitit 2024, grupi i udhëhequr nga al-Sharaa, Hayat Tahrir al-Sham [HTS], ka nisur ofensivë të shpejtë, që ka rezultuar me rrëzim të Assadit nga pushteti.

Grupi i Sharaas ka qenë dikur i lidhur me Al-Kaidën, mirëpo i ka prishur lidhjet me kalimin e kohës.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Irani nuk e ka rihapur ende ambasadën në Damask, vend në të cilin ka kryer shumë operacione përmes të ashtuquajturit Bosht i Rezistencës, përfshirë Assadin në Siri, Hezbollahun në Liban dhe partnerë tjerë.

Rusia, në anën tjetër, e ka humbur qasjen në bazat e veta ushtarake në Siri, prej largimit të Assadit nga Siria.

Vetë presidenti rus, Vladimir Putin ia ka miratuar azilin atij dhe familjes së tij në Moskë.

Veprimet e Sharaas duket se mëtojnë të sigurojnë Perëndimin për qasjen e re, me qëllim të heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë.

Rindërtimi i shtetit pas një dekade të luftës do të kushtojë qindra miliarda dollarë, pa përmendur edhe nevojat e popullit sirian, pasi një pjesë e mirë e tyre kequshqehen.

Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan e ka vizituar Damaskun në janar dhe ka thënë se Riadi është i angazhuar në dialog për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

Arabia Saudite, për dallim prej Turqisë dhe Katarit, pati rikthyer lidhjet me Assadin më 2023, sikurse shumica e vendeve të botës arabe.

Heqja e sanksioneve mund të ndikojë në thellim më të madh të marrëdhënieve.

Ndërkohë, Qeveria e përkohshme e Sirisë vazhdon të përballet me sfida për shkak të prezenës së grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe grupeve tjera brenda territorit sirian./Radio Evropa e Lirë

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Beteja në Kursk/ Rusia akuzohet se ka vrarë dhe plagosur qytetarët e saj gjatë sulmit ushtarak
Next Article Studentët serbë mbi 24 orë mbajnë të bllokuar një urë në Novi Sad

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?