By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bexheti: VLEN dhe VMRO mbajnë përgjegjësi për manipulimet me fshirjen e diasporës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bexheti: VLEN dhe VMRO mbajnë përgjegjësi për manipulimet me fshirjen e diasporës
Maqedoni

Bexheti: VLEN dhe VMRO mbajnë përgjegjësi për manipulimet me fshirjen e diasporës

admin
Last updated: 30/06/2025 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor –  Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti deklaroi sot për Alsat se përgjegjësi rreth fshirjes së diasporës duhet kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN.

“Përgjegjësinë duhet ta kërkoni te vullneti politik i opozitës së atëhershme VMRO-DPMNE, tani pushtet që me një vendim të kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë, Arben Fetai, Izet Mexhiti dhe të tjerët fshinë diasporën edhe nga karakteri etnik, politik edhe financiar. Të jemi të hapur deri në fund, ky vendim që ka nënshkruar kjo Qeveri e Hristijan Mickoskit, ka ulur përqindjen e shqiptarëve nga 29.50% në 24 e diçka përqind. Përgjegjësi morale, mbi të gjitha duhet të ketë e tërë qeveria, por mbi të gjitha ministrat shqiptarë duhet të ndjejnë një përgjegjësi aq të madhe saqë për aspekt moral dhe përgjegjësi politike”, deklaroi Blerim Bexheti, koordinator i Frontit Evropian.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot po ashtu përmes një komunikate ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, një fushate të re të orkestruar kundër regjistrimit të popullsisë, duke e quajtur këtë një sulm frontal ndaj barazisë dhe rendit multietnik në vend.

Sipas BDI-së, kjo strategji po realizohet nga pjesë të koalicionit VLEN, në bashkëpunim të heshtur apo të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, dhe ka për qëllim të minojë themelet e Marrëveshjes së Ohrit përmes diskreditimit të mekanizmave që garantojnë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.

“Kemi të bëjmë me një model të rrezikshëm dhe të përsëritur,” thuhet në deklaratë. Fillimisht partitë shqiptare të vogla relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit, për të përgatitur terrenin që ajo të sulmohet dhe rrëzohet nga partitë maqedonase.

Si shembuj konkretë përmenden Balancuesi, përdorimi i gjuhës shqipe dhe tashmë edhe regjistrimi i popullsisë, ku krijimi i një narrative për manipulim synon të justifikojë ndërhyrjet dhe mohimin e të dhënave zyrtare.

“BDI e denoncon me forcë këtë strategji të mirëkoordinuar që rrezikon rendin demokratik dhe bashkëjetesën,” thekson BDI, duke u bërë thirrje shqiptarëve dhe faktorit politik të jenë të vetëdijshëm për pasojat.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPJ-Maqedoni: Konsullata është në komunikim me familjen e vajzës së ndjerë në Itali
Next Article Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit “të pasigurt” në lumin Drini i Zi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?