By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit “të pasigurt” në lumin Drini i Zi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit “të pasigurt” në lumin Drini i Zi
MaqedoniTOP LAJM

Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit “të pasigurt” në lumin Drini i Zi

admin
Last updated: 30/06/2025 16:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor –  Derisa autoritetet vendosin ta zgjidhin problemin, qytetarët do të lëvizin me rrezik mbi urën e drurit në lumin Drini i Zi në Strugë, e cila është në gjendje të rëndë dhe e pasigurt për t’u përdorur.

Komuna e Strugës aktualisht hesht dhe nuk po ndërmerr asnjë veprim për ta riparuar objektin në fjalë, edhe pse turistë të shumtë e vizitojnë çdo ditë.

Qendra e menaxhimit të krizave inspektoi urën më 24 qershor, pas denoncimit nga qytetarët, por ata thonë se nuk kanë kompetencë për të përcaktuar sigurinë, metodën dhe procedurën për kryerjen e punimeve ndërtimore, si dhe lejen për riparim. Për situatën e kanë njoftuar komunën.

“Njoftimi është dërguar me telefon dhe me email në adresën e personit përgjegjës nga Njësia e Vetëqeverisjes Lokale të Strugës. Që nga ai moment, QMK nuk ka marrë asnjë informacion tjetër përkatës nga komuna. Sipas denoncuesit, në sezonin e verës ura frekuentohet më shumë për shkak të turistëve dhe ka frikë se mund të shembet, dhe me këtë edhe pasojat e rënies ose lëndimit të njerëzve”, thonw nga Qendra Për Menaxhim me Kriza.

Të premten, një grup i qytetarëve, siç raportoi Alsat, filluan me vet-nismë ta riparojnë urën, duke zëvendësuar dërrasat e vjetra dhe të kalbura. Alarmojnë se e tërë ura është në gjendje të keqe.

“Kjo është vërtet alarmante. Është rrezik i përgjithshëm, i cili është vetëm çështje kohe para se të marrë viktimë, kurse të lënduar ka shumë. Ky është akt i neglizhencës. Nuk e di se në kompetencën e kujt është. Por meqenëse i përket komunës së Strugës, sigurisht që nuk ka nevojë komuna e Dibrës ta rregullojë”, tha Kosta Hiohi- qytetar.

“Ideja jonë fillestare ishte të rehabilitonim urën duke vendosur dërrasa për të siguruar qasje dhe kalim në urë, por ajo që e pamë, që të shohim çfarë duhet bërë, është se ky është problem më serioz, domethënë, ne tashmë mund të shohim se vetë struktura e urës po fillon të kalbet dhe kjo përfaqëson problem strukturor”, u shpreh Gligorie Qatoski- aktivist qytetar.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente komunale që të vlerësojnë urgjentisht sigurinë e urës. Pyetëm në komunën e Strugës nëse dhe kur do të merrnin masa dhe nëse planifikojnë ta mbyllnin urën, përgjigje nuk morëm.

Ata pretendojnë se nuk kanë pranuar asgjë nga Qendra e menaxhimit të krizave. Ura e parë prej druri në Strugë u ndërtua në vitin 1987, por në vitin 2011 u shemb për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe u rindërtua në vitin 2016.

Për vite me radhë, në urën e vjetër qëndronte tabelë me mbishkrimin “Ndalohet kalimi”./ Alsat.mk

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bexheti: VLEN dhe VMRO mbajnë përgjegjësi për manipulimet me fshirjen e diasporës
Next Article Erkan Arifi: Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet për Sllupçanin , Likovën dhe Orizaren!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?