By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden nuk po i mbështet plotësisht qëllimet e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden nuk po i mbështet plotësisht qëllimet e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës
Bota

Biden nuk po i mbështet plotësisht qëllimet e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës

admin
Last updated: 04/02/2024 20:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kështu ka thënë ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir për Wall Street Journal.

Në vend që të na japë mbështetjen e tij të plotë, Biden është i zënë me dhënien e ndihmës humanitare dhe karburantit (për Gazën), e cila shkon në Hamas”, tha ai.

“Nëse Trump do të ishte në pushtet, sjellja e SHBA-së do të ishte krejtësisht e ndryshme”, shtoi Ben Gvir, kreu i partisë nacionaliste të Fuqisë Çifute.

Benny Gantz, një ish-ministër i mbrojtjes dhe një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, u kundërpërgjigj Ben Gvir, duke i quajtur komentet e tij “të papërgjegjshme” në një postim në X.

“Lejohet të ketë mosmarrëveshje, edhe me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm (Shtetet e Bashkuara), por ato duhet të zhvillohen në forumet përkatëse dhe jo në deklarata të papërgjegjshme në media, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet strategjike të shtetit të Izraelit, sigurinë e shtetit dhe përpjekjet e luftës në këtë kohë”, ka thënë ai.

Kreu i opozitës Yair Lapid kritikoi gjithashtu komentet e Ben Gvir, duke thënë se intervista ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pozitës ndërkombëtare të Izraelit, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve të luftës, e dëmshme për sigurinë e Izraelit dhe, mbi të gjitha, dëshmon se ai nuk kupton asgjë për politikën e jashtme”.

Netanyahu është nën presion nga të gjitha palët, pasi mosmarrëveshjet në koalicionin e tij dhe kabinetin e luftës kërcënojnë ta sjellin qeverinë në një pikë thyerjeje dhe mitingje të mëdha në të gjithë vendin po kërkojnë që ai të japë dorëheqjen dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëri, shumica e bashkive nuk kanë një plan për menaxhimin e pyjeve
Next Article Çdo javë regjistrohen rreth dyzet raste të reja me grip në Ohër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?