By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëri, shumica e bashkive nuk kanë një plan për menaxhimin e pyjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëri, shumica e bashkive nuk kanë një plan për menaxhimin e pyjeve
Shqipëri

Shqipëri, shumica e bashkive nuk kanë një plan për menaxhimin e pyjeve

admin
Last updated: 04/02/2024 19:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një grup vullnetarësh të Federatës së Pyjeve, Organizatës SNVP, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Shkollës Pyjore janë përfshirë në pyllëzimin e kodrave të degraduara në zonën “Ana Malit”, pranë vijës kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi.

Njësia administrative “Ana Malit” administron 770 hektarë me pyje, por pjesa më e madhe e tyre, u dëmtuan nga prerjet e paligjshme dhe zjarret pas vitit 1990. Drejtuesi Federatës së Pyjeve për Shkodrën, Sokol Guri, thotë se po punohet për përmirësimin e gjendjes se kësaj zone pyjore.

“Sipërfaqja e pyjeve, që kanë probleme, është shumë e konsiderueshme. Ne po bëjmë një model, i cili përcjell disa lloje pemësh që mund t’i mbjellim duke filluar me selvinë, e cila është faktor për luftën kundër zjarreve, me pishën e egër, dafinën, ullirin, për të parë ecurinë e tyre për një vazhdimësi”, thotë ai.

Shqipëria ka shpallur vitin 2024 si “Viti Pyjeve” duke synuar rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të bashkive dhe komuniteteve lokale për mirëmenaxhimin dhe mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare, por edhe mjedisit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1.732 mijë hektarë, duke përfaqësuar 60,2 % të gjithë sipërfaqes së vendit.

Mark Vata, që drejton shoqatën e pyje-kullotave në zonën “Ana Malit” thotë se gjatë 5 viteve të fundit është rritur shkalla e ndërgjegjësimit të banorëve për mbrojtjen e pyjeve, por ai shton se emigracioni po ndikon edhe në këtë sektor.

Vëllimi i përgjithshëm i pyjeve në Shqipëri vlerësohet në rreth 54.063.000 m3, nga të cilat 94 % përbëhet nga pyjet publike dhe vetem 6 % nga pyjet private.

Por menaxhimi i pyjeve publike nga bashkitë, në pjesën më të madhe të tyre, është thuajse i pamundur për shkak të mungesës së fondeve dhe kapaciteteve të pakta, materiale dhe njerëzore, që ato kanë. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, pjesa më e madhe e bashkive, 33 nga 61 bashkitë e vendit, nuk kanë ende asnjë plan mbarështimi dhe investimi në pyjet që menaxhojnë.

“Faktikisht, kalimi në pronësi të njësive administrative të bashkive ishte ndoshta momenti i duhur sepse pylli duhet të shkojë më afër me njerëzit, por strukturat nëpër bashkitë nuk kanë qenë të duhurat.

Kohët e fundit disa bashki kanë filluar tëndërtojnë strukturat, kanë filluar të marrin staf, por stafet e tyre nuk janë të plota 100%. Ka nevoja për staf teknik . Shkolla Pyjore duhet të ketë më shumë nxënës që të nxjerrin mjaftueshëm teknikë të pyjeve, që të punësohen nëpër bashkitë. Bashkitë nuk e plotësojnë numrin e ekspertëve për pyjet”.

Në vitin 2016 Shqipëria shpalli moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve, duke synuar të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera.

Pas tetë vitesh, moratoriumi ka arritur të frenojë zvogëlimin e fondit pyjor, megjithatë nuk janë përmirësuar kapacitetet për shuarjen e zjarreve thuajse të përvitshëm, ndalimin e plotë të prerjeve të paligjshme si dhe fondet për investimet e nevojshme në zonat e degraduara nga erozioni, prerjet dhe zjarret.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari vulos kalimin me opozitën: “Dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli”
Next Article Biden nuk po i mbështet plotësisht qëllimet e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?