By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bie numri i kalimeve ilegale të emigrantëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bie numri i kalimeve ilegale të emigrantëve
Maqedoni

Bie numri i kalimeve ilegale të emigrantëve

admin
Last updated: 22/02/2025 16:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Gjatë viteve të fundit, numri i përgjithshëm i tentimeve për kalim ilegal të kufijve nga emigrantët ka shfaqur një ulje të ndjeshme, një dukuri që duket se reflekton ndryshime në dinamikën globale të migracionit dhe masat e forcuara të kontrollit kufitar. Bazuar te shifrat e emigrantëve ndër vite, duket se situatat e konfliktit në zona të ndryshme të botës mbeten faktorë të rëndësishëm që nxisin flukse të emigrantëve. Nga Departamenti i çështjeve kufitare dhe të migracionit, në kuadër të MBP-së, njoftojnë se krahasuar me vitin 2023, në vitin 2024 kishte përgjysmim të numrit të tentimeve për futje ilegale nëpër kufijtë e vendit

“Gjatë vitit 2024, në kufijtë me vendet fqinje janë penguar 6.809 tentime për kalime ilegale, ndërsa në vitin 2023 janë penguar 13 954 tentime. Pjesa më e madhe në kufirin me Greqinë“, thonë nga Departamenti i Çështjeve Kufitare dhe Migracionit.

Tentime të ndaluara për kalim ilegal
2024 2023
6.809 13.957

Sipas strukturës së emigrantëve gjatë vitit 2024, numri më i madh i personave që kanë tentuar të futen ilegalisht na Maqedoninë e Veriut janë me prejardhje nga Siria, ndërsa në top pesëshe numërohen edhe tentimet e shtetasve maroken, nga Egjipti, Iraku dhe Afganistani.

Departamenti i Çështjeve Kufitare dhe Migracionit

2024 2023
Siria 3.154 5.500
Maroko 782 2.865
Egjipti 525 119
Iraku 370 270
Afganistani 309 1.022

Piku më i lartë i emigrantëve është shënuar në vitin 2015. Këtë vit ka pasur rritje të shumëfishtë të numrit të emigrantëve krahasuar me vitin paraprak dhe numër më të madh të emigrantëve në më shumë se dhjetë vitet e fundit. Gjatë këtij viti, si pasojë e luftës në Siri, në Maqedoninë e Veriut ilegalisht janë futur 398 552 emigrantë, ndërsa numri më I madh I tyre ishin shtetas sirianë.

KALIMET ILEGALE NË KUFIJTË E SHTETIT NË PERIUDHËN 2014-2015

2014 2015 rritje dhe ulje
me përqindje

- Advertisement -
Ad imageAd image

emigrantë ilegalë 1,750 398.552 rritje shumëfish
shtetas nga Afganistani 291 95,782 rritje shumëfish
shtetas sirian 570 216,393 rritje shumëfish
shtetas pakistanez 21 5,751 rritje shumëfish
shtetas irakian 3 54,808 rritje shumëfish
të tjerë 241 25,471 rritje shumëfish

Përveç konflikteve apo vatrave të luftës nëpër botë, edhe faktorët ekonomik luajnë rol kyç në shtimin e flukseve të emigrantëve. Varfëria, mungesa e vendeve të punës dhe krizat financiare detyrojnë shumë individë të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit. Emigrantët ilegal, zakonisht nuk e shohin Maqedoninë e Veriut si destinacion përfundimtarë, por ata vetëm kalojnë transit këtu, për të përfunduar në vendet e perëndimit. Ulja e fluksit ka ndikuar edhe në rënien e interesit të trafikantëve vendas. Së fundi është shtuar dukshëm numri i trafikantëve nga vendet e rajonit e posaçërisht nga Greqia, Turqia dhe Serbia.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në strehimoren për qenë endacak “Lajka”, gjenden 160 qenë
Next Article Kafja në Ohër si në metropolet europiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?