By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biznesi i gardheve mbrojtëse, VLEN kërkon hetim penal ndaj ish-drejtorit Ejup Rustemi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Biznesi i gardheve mbrojtëse, VLEN kërkon hetim penal ndaj ish-drejtorit Ejup Rustemi
Maqedoni

Biznesi i gardheve mbrojtëse, VLEN kërkon hetim penal ndaj ish-drejtorit Ejup Rustemi

admin
Last updated: 23/06/2026 17:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – VLEN ka ngritur akuza të reja lidhur me procesin e furnizimit me gardhe mbrojtëse për rrugët, duke kërkuar nga Prokuroria për Krimin e Organizuar që të verifikojë të gjitha pretendimet e publikuara në opinion për këtë rast.

Në një konferencë për media, Daut Memishi nga VLEN tha se kanë kaluar katër ditë nga publikimi i pretendimeve për këtë çështje, ndërsa, sipas tij, opinioni ende nuk ka marrë përgjigje për pyetjet thelbësore.

Sipas Memishit, fokusi nuk duhet të jetë nëse Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka shpallur ose jo tender, siç ka argumentuar drejtori Ejup Rustemi, por në pretendimet se një kompani evropiane është lënë jashtë procesit, ndërsa është favorizuar një kompani nga Serbia.

Ai ngriti disa pyetje publike, duke kërkuar sqarime nëse është ushtruar presion ndaj kompanisë evropiane, nëse i është hapur rruga një kompanie serbe dhe nëse kompanitë janë orientuar se prej kujt duhet t’i blejnë gardhet mbrojtëse.

Memishi gjithashtu pyeti pse, sipas tij, Rustemi nuk reagoi menjëherë pas publikimit të artikullit me pretendimet, por vetëm pasi VLEN kërkoi nga Prokuroria e drejtuar nga Islam Abazi që të ndërmarrë veprime.

Në deklaratën e tij, VLEN akuzoi edhe BDI-në për heshtje lidhur me këtë çështje, duke pretenduar se partia nuk ka dhënë përgjigje për dyshimet e ngritura rreth biznesit të gardheve mbrojtëse.

Në fund, Memishi kërkoi që Prokuroria për Krimin e Organizuar të hetojë të gjitha pretendimet e bëra publike, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse interesi publik është cenuar në favor të interesave biznesore apo partiake.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ishte media e parë që publikoi pretendimet lidhur me procesin e furnizimit me gardhe mbrojtëse, çështje për të cilën tani VLEN kërkon hetim nga Prokuroria për Krimin e Organizuar.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tarifat e SHBA-së godasin Kanadanë: Prodhimi i makinave bie me 64 mijë automjete
Next Article Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?