By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blegtorët kërkojnë vaksinim urgjent të deleve kundër lisë dhe kompensim më të lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Blegtorët kërkojnë vaksinim urgjent të deleve kundër lisë dhe kompensim më të lartë
Maqedoni

Blegtorët kërkojnë vaksinim urgjent të deleve kundër lisë dhe kompensim më të lartë

admin
Last updated: 17/08/2026 13:25
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Është alarmante gjendja me linë tek delet. Deri më tani janë asgjësuar 7.000 deri 10.000 dele, janë shkatërruar 40 – 50 tufa, humbjet financiare janë të mëdha, çdo ditë ka paraqitje të vatrave të reja, ndërkaq disa blegtorë i sjellin krerët në tregjet e kafshëve pa e ditur nëse janë të sëmura, që është rrezik shtesë. Kërkojmë nga shteti ta organiozojë më shpejtë vaksinimin e deleve dhe ta rishqyrtojë kompensimin i cili për momentin është shumë i ulët, vetëm 100 denarë për kilogram, bëri thirrje sot Lidhja e blegtorëve.

Në konferencën për shtyp para Qeverisë, kryetari i Lidhjes, Naser Xhemaili, deklaroi se tani për tani më i rrezikuar nga lija tek delet është rajoni lindor i Maqedonisë së Veriut. Në rajonin e Shtipit, tha, janë kapluar 70 deri 80 për qind e tufave.

Siç theksoi Xhemaili, ndodhë edhe pas disa javësh të ngordhjes së deleve, ato të qëndrojnë nëpër oborret e pronarëve, sepse nuk ka kush t’i marrë, as ndërkaq, nuk dihet se cili trup ku është varrosur. Disa nga blegtorët gjinden vetë, i vaksinojnë delet privatisht, por nuk dihet për çfarë vaksina bëhet fjalë dhe me çfarë cilësie.

Një nga kërkesat e Lidhjes, u tha në konferencën për shtyp, është edhe të formohet një fond i posaçëm për kompensim të blegtorëve, tufat e të cilëve kanë ngordhur dhe t’u paguhen subvencione për këtë vit. Nëse, ndërkaq shkak i mosvaksinimit është ndalesa e mundshme për eksport në BE, atëherë, konsiderojnë blegtorët, shteti duhet të hapë treg të ri, si në rastin me Serbinë.

“Askush nuk ndërmerr masa, ndërsa çdo ditë ka dele të ngordhura dhe shkatërrohen tufa të mëdha. Qeveria sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për sëmundjen dhe të furnizohen vaksinat. Deri më tani kemi 50 vatra dhe rreth 40-50 tufa të ngordhura. Rreth 40 familje mbetën pa bukë, në rrugë. Pas meje janë një numër i madh njerëzish, tufat e të cilëve janë shkatërruar dhe kërkojmë sa më parë të kompensohen. Sot në mëngjes na u paraqit ministri, na njoftoi se janë dakorduar vaksina përmes ambasadës së Turqisë, por presim sa më parë të sillen këtu dhe t’i shpëtojmë tufat. Në Maqedoni tani ka rreth 250.000 deri 300.000 dele. Deri më tani nga lija kanë ngordhur 7.000 deri 10.000, nodshta më shumë dhe të gjitha rajonet janë të kapluara nga sëmundja. Institucionet sikur nuk e marrin seriozisht këtë dhe prandaj jemi këtu. Pak më parë përmenda, patëm disa takime, nuk gjetëm konkludime, prandaj vendosëm unanimisht të vijmë këtu para Qeverisë, të na dëgjojë edhe kryeministri dhe të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë”, theksoi Xhemaili.

Milena Veliçkoviq, blegtore nga Kumanova dhe anëtare e Këshillit drejtues të Lidhjes së blegtorëve, u dërgoi porosi blegtorëve dhe stacioneve veterinare.

“Ne jemi ata që më së shumti duhet pasur kujdes dhe t’i respektojmë masat e biosigurisë, të mos sjellim kafshë nga tufa të tjera në tufat tona, kope të reja, në mënyrë që maksimalisht të tentojmë ta mbrojmë veten. Me AUV-në kemi vazhdimisht takime, jemi në komunikim të përhershëm, ata po përballen me sëmundjen, por për shkak të shumë rrethanave gjithçka po shkon vështirë. Prandaj, fillimisht ne duhet t’i respektojmë masat e biosigurisë, ne blegtorët dhe stacionet veterinare, ndërsa kompetentët duhet të vendosin për vaksinimin. Kërkojmë argumente përse të mos vaksinohen delet, argumente reale. Përveç problemit me eksportin, të tjera nuk morëm. Megjithatë, nuk është vetëm tregu evropian, le të përpiqet shteti, le të na hapë tregje të reja. Ja, pamë se si Serbia në maj hapi treg për eksport në Algjeri. Nëse nuk na lejon Bashkimi Evropian, nëse ai është çmimi për t’i shpëtuar delet tona dhe ta shpëtojmë blegtorinë në Maqedoni, le të përpiqen dhe le të na gjejnë tregje të reja”, deklaroi Veliçkoviq.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sergio Busquets rikthehet te Barcelona, këtë herë në një rol të ri
Next Article PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?