By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blendi Gonxhja nga Manastiri: Kongresi i vitit 1908 nuk ishte fundi i historisë, por fillimi i kapitullit tonë të përbashkët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Blendi Gonxhja nga Manastiri: Kongresi i vitit 1908 nuk ishte fundi i historisë, por fillimi i kapitullit tonë të përbashkët
Maqedoni

Blendi Gonxhja nga Manastiri: Kongresi i vitit 1908 nuk ishte fundi i historisë, por fillimi i kapitullit tonë të përbashkët

admin
Last updated: 28/11/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manastir, 22 nëntor, Argument – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, në Manastir ka mbajtur një fjalim me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, ku ka vënë në pah rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe rolin e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Gonxhja, duke iu drejtuar përfaqësuesve të institucioneve, akademikëve, artistëve dhe qytetarëve të pranishëm, theksoi se Kongresi i Manastirit nuk përfaqëson vetëm një ngjarje historike, por një proces të vazhdueshëm bashkimi kombëtar, i cili vazhdon të jetojë përmes gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ai rikujtoi kontributin e figurave të njohura të Rilindjes Kombëtare, si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Sotir Peci dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët së bashku me delegatët e tjerë hodhën themelet e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.

“Nëntori është muaji ku nisëm të shkruajmë lirinë tonë me 36 shkronjat e Manastirit, për ta vulosur katër vjet më vonë me ngritjen e flamurit në Vlorë”, u shpreh Gonxhja.

Një pjesë të veçantë të fjalimit ia kushtoi edhe të rinjve pjesëmarrës në Forumin Mbarëkombëtar “Foli Shqip”, duke vlerësuar angazhimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës shqiptare.

Sipas tij, gjuha dhe kultura nuk janë thjesht trashëgimi që ruhen në muze, por janë pjesë e gjallë e përditshmërisë, përmes së cilave të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe ndërtojnë të ardhmen.

Ministri Gonxhja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim që Manastiri të vazhdojë të jetë një pikë e rëndësishme referimi e trashëgimisë shqiptare dhe e turizmit kulturor.

Ai bëri thirrje që ura e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të tri vendeve të mbahet funksionale gjatë gjithë vitit, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e kulturës, turizmit, sportit dhe dijes.

Në përfundim të fjalimit, Gonxhja uroi shqiptarët për Ditën e Alfabetit dhe festat e Nëntorit, duke theksuar simbolikën bashkuese të 36 shkronjave të alfabetit shqip.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Agon Ferati nga Manastiri: Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm bashkim i shkronjave, por vendim historik për të ardhmen e kombit shqiptar
Next Article “Moj DDV” rikthehet në funksion, qytetarët sërish mund të skanojnë faturat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?