By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blerant Ramadani tërhiqet nga posti i Sekretarit Gjeneral të ASH-së: Në shërbim të shoqërisë nga një horizont i ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Blerant Ramadani tërhiqet nga posti i Sekretarit Gjeneral të ASH-së: Në shërbim të shoqërisë nga një horizont i ri
MaqedoniTOP LAJM

Blerant Ramadani tërhiqet nga posti i Sekretarit Gjeneral të ASH-së: Në shërbim të shoqërisë nga një horizont i ri

admin
Last updated: 09/02/2026 10:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Blerant Ramadani përmes një deklarate në rrjetet sociale ka njoftuar se tërhiqet nga pozita e Sekretarit Gjeneral dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake të Aleancës për Shqiptarët.

Ja postimi i plotë:

NË SHËRBIM TË SHOQËRISË. NGA NJË HORIZONT I RI!

Të nderuar anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, bashkëudhëtarë të idealit dhe qytetarë të lirë!

Sot, ndodhem në një pikëtakim vendimtar, ku ndërgjegjja profesionale më kërkon të rikalibroj mënyrën se si i shërbej shoqërisë.

Prandaj, njoftoj tërheqjen time nga pozita e Sekretarit Gjeneral dhe nga angazhimi aktiv në strukturat partiake. Ky vendim vjen si rrjedhojë e një reflektimi të thellë mbi parimet që më udhëheqin si njeri dhe si profesionist.

Dua të jem transparent me ju deri në fund: në mbledhjen e fundit të kryesisë, vota ime ishte dhe mbetet KUNDËR dorëheqjes kolektive.

Kjo votë nuk ishte mospajtim, por botëkuptim. Si inxhinier, unë besoj te strukturat që ngrihen mbi themele të forta, jo te logjika e rrëzimit për të rifilluar nga e para. Unë besoj te stabiliteti.
Megjithatë, demokracia është arti i respektimit të shumicës. Unë e pranoj këtë realitet dhe zgjedh të liroj rrugën me dinjitet, duke mbetur konsekuent në qëndrimet e mia.

Nga sot e tutje, energjinë time do ta kanalizoj aty ku vendi ka nevojë jetike: te Shkenca dhe Zhvillimi Strategjik. Kjo nuk është një lamtumirë nga idealet tona, por një bindje e thellë se një vend nuk lartësohet nga retorika e ditës, por nga forca e pakontestueshme e dijes dhe kompetencës.

Dhe për fund, por më e rëndësishmja, për SARAJIN: ajo që ndërtuam bashkë nuk matet me poste. Mbështetja juaj, ajo votë e pastër dhe e sinqertë që më dhuruat, është fitorja ime morale më e madhe. Atë besim e ruaj si kapitalin më të çmuar, si dëshmi se kur politika bëhet me zemër, njerëzit dinë të rreshtohen drejt.

Ky vendim nuk është një lamtumirë, por një ripozicionim. Unë nuk heq dorë nga vizioni për një shoqëri të drejtë.
Shihemi në betejat e radhës për parime! Me respekt dhe mirënjohje”, Shkruan Blerant Ramadani.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murali i Maria Callas në Kalamatë shpallet “Murali më i Mirë në Botë 2025”
Next Article LSDM: Nuk ka përgjigje se si 5 tonë drogë kaluan kufirin dhe kush është i përfshirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?