Shkup, 14 shtator – Në seancën e 3 shtatorit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndër të tjera u bë edhe emërimi i drejtorëve të rinj në disa institucione të tjera shtetërore.
Jeton Suma u emërua drejtor i Shërbimit për sistemin hapësinor dhe informativ.
Pece Stojkovski u emërua ushtrues detyre në pozitën e drejtorit të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Manastir, ndërsa Eroll Abdiu në këtë institucion u emërua u.d. zëvendësdrejtor.
Blerim Sulejamni u emërua u.d. zëvendësdrejtor në Drejtorinë për zonat zhvillimore industriale teknologjike, ndërsa Kashmir Saliu te Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në Drejtorinë për shëndetësi elektronike u emërua Fikret Shabani.
Zoran Pejkovski do të jetë drejtor i Qendrës informative kulturore të RMV-së në Sofje.
U.d. zëvendësdrejtor i Burgut të Shkupit do të jetë Afrim Idrizi, ndërsa Biljana Stefanoska do të jetë u.d. drejtor në Agjencinë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit.