By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 500 bujq kanë paraqitur dëme nga vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mbi 500 bujq kanë paraqitur dëme nga vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut
Ekonomi

Mbi 500 bujq kanë paraqitur dëme nga vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut

admin
Last updated: 14/09/2024 16:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ka përfunduar tërësisht regjistrimi i dëmeve në Njësinë rajonale të bujqësisë në Tetovë. Dokumentacioni i kompletuar javën e ardhshme do të dërgohet në komisionin e shkallës së dytë në Qeveri, ku edhe do bëhet vlerësimi i dytë i lëndëve dhe në bazë të çmimeve të tregut, do vendoset edhe shuma e dëmshpërblimit për bujqit e Pollogut. Sipas informatave të Ministrisë së Bujqësisë, dëmshpërblimi i bujqve do të jenë në lartësi prej 30 për qind nga çmimi aktual i fruta-perimeve në treg.

“Jemi në fund. Kishin mbetur shtatë apo tetë persona që ishin jashtë kontaktit por i gjetëm dhe gjatë javës do kryhet komplet. 531 aplikim është bë për dëmshpërblim. Procedura e parë e fotografimit në vendngjarje është kryer, tani faza e dytë është e marrjes së të dhënave nga të ardhurat mesatare dhe çmimet në bujqësi për tre vitet e fundit dhe ti formojmë çmimet. Kemi nisur fazën e dytë janë duke u kompletuar çmimet, dhe faza e tretë e kontrollit në Shkup dërgohen. Sipas Ligjit aktual, dëmshpërblimi do jetë me 30 për qind nga dëmi i shkaktuar. Pra nëse kemi konstatuar në ndonjë mbjellje 100 për qind dëm, dhe nëse vlen shembull 10.000 euro, dëmshpërblimi do jetë 3333 euro”, tha Mirko Martinovski. Shef i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë.

Zëvendës ministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, për Alsat është shprehur se po punohet për dëmshpërblimin e bujqve të Pollogut.

“Është formuar një komision Qeveritar me këtë çështje prej disa ministrive që ndërlidhen. Dhe bashkë me komisionet komunale po bëhet edhe regjistrimi dhe vlerësimi. Ne jemi të interesuar që ti ndihmojmë gjithë të dëmtuarit edhe ata që nuk kanë pasur kontrata me qëllim që të gjithëve t`iu dalim në ndihmë”, u shpreh Flakron Bexheti. Zëvendës ministër i Bujqësisë.

Sipas dinamikës aktuale dëmshpërblimi i bujqve nuk pritet të përfundojë këtë vit, duke pasur parasysh numrin e madh të lëndëve dhe rivlerësimi i tyre që do duhet të bëhet nga komisioni i shkallës së tretë, pra ai i Qeverisë. Në vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut, qindra bujq pësuan dëme të shumta në të mbjella. Dëme pati edhe në objekte banimi.

You Might Also Like

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor

Nga e hëna do të punojë edhe ekspozitura e “ALTA Bankës” në Prilep

EMV publikon tenderin për nxjerrjen dhe transportin e 1 milion tonëve qymyr në vit nga Kosova

Ministrja Bozhinovska pjesë e delegacionit shtetëror në COP31 në Turqi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blerim Sulejmani emërohet zëvendës drejtor tek TIDZ, Pejkovski drejtor i QIK në Sofje, ja emërimet e fundit nga Qeveria
Next Article Nxënësit me aftësi të posaçme presin asistentët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?