By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bllokohen llogaritë e identifikuara në Kosovë të Endrit Azemit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Bllokohen llogaritë e identifikuara në Kosovë të Endrit Azemit
Kosovë

Bllokohen llogaritë e identifikuara në Kosovë të Endrit Azemit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjilan, 23 nëntor, Argument – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë bllokuar llogaritë bankare brenda territorit të Kosovës ku dyshohet se janë derdhur mjetet e mbledhura nga i dyshuari për mashtrim me sëmundjen e leukemisë.

E.A. nga Gjilani i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për mashtrim. Dyshohet se ai ka mashtruar dhe ka mbledhur rreth 190 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se llogaritë e identifikuara në Kosovë janë bllokuar dhe do të mbeten të ngrira deri në vendim të gjykatës, ndërsa fondet që janë grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka nisur rimbursimi i donatorëve.

“Gjatë hetimeve është dyshuar se i njëjti ka organizuar fushata për grumbullimin e mjeteve financiare në Kosovë dhe diasporë, kinse për trajtim dhe rehabilitimin e tij shëndetësor, përfshirë edhe përmes platformës GoFundMe. Pas veprimeve hetimore, llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Republikës së Kosovës janë bllokuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit mjetet e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në vendimin e gjykatës. Ndërkohë për fondet e grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, ndërsa të hënën i është caktuar masa e paraburgimit.

“E më pas përmes hapjes së “GoFundMe” dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, ka arritur ta grumbullojë shumën prej 162.522 euro, në rrjetin “GoFundMe”, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit janë grumbulluar shuma prej 26.684.8, me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189.206.8 duke krijuar dobi pasurore për vete”, thuhet në njoftim e gjykatës.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Borë në Strazhë, rrugët në pjesën perëndimore të vendit të lagështa
Next Article Moti i keq në Shqipëri, reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, rritet niveli i ujit në Fierzë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?