By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moti i keq në Shqipëri, reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, rritet niveli i ujit në Fierzë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Moti i keq në Shqipëri, reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, rritet niveli i ujit në Fierzë
Shqipëri

Moti i keq në Shqipëri, reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, rritet niveli i ujit në Fierzë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kukës, 23 nëntor, Argument – Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Shqipërisë, veçanërisht në qarkun e Kukësit, ku janë regjistruar rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore.

Në Tropojë, shembja e bazamentit të rrugës në aksin Bajram Curri–Cërrnicë ka bllokuar qarkullimin, ndërsa automjetet po devijohen përmes aksit Sopot–Ura e Bujanit. Probleme janë raportuar edhe në disa fshatra të Kukësit, si dhe pranë Pikës Kufitare të Morinit, ku një kamion ka dalë nga rruga.

Nga ana tjetër, reshjet kanë ndikuar në rritjen e rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit. Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 261,09 metra, ndërsa rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit janë mbuluar nga uji. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, aktualisht nuk ka shkarkime në tri hidrocentralet e kaskadës.

Ndërkohë, ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonën e Kalimashit, pranë tunelit, duke shënuar fillimin e kushteve dimërore në verilindje të vendit.

Dëborë ka rënë edhe në Qafë-Thore, ku rrugët mbeten të kalueshme, ndërsa borëpastrueset po punojnë për të parandaluar vështirësitë në qarkullim.

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në jug të Shqipërisë, ndërsa në disa qytete reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore dhe në akset e prekura nga moti i keq.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bllokohen llogaritë e identifikuara në Kosovë të Endrit Azemit
Next Article Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?