By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blushi me sekretarët politikë: Të rritet komunikimi me qytetarët, fitorja më 11 maj nuk është e pamundur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Blushi me sekretarët politikë: Të rritet komunikimi me qytetarët, fitorja më 11 maj nuk është e pamundur
Shqipëri

Blushi me sekretarët politikë: Të rritet komunikimi me qytetarët, fitorja më 11 maj nuk është e pamundur

admin
Last updated: 21/01/2025 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi sot një takim me sekretarët politikë të PL-së në 12 qarqet e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Blushi kërkoi rritje të komunikimit me qytetarët, intensifikimin e takimeve dhe shumëfishimin e aksionit politik.

“Kjo fushatë për ne nuk është e lehtë, në kushtet kur “Rilindja” në bashkëpunim me partinë aleate SPAK, vetëm në funksion të zgjedhjeve, rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe e kanë izoluar me masë ekstreme pa prova dhe pa asnjë fakt penal, presidentin Ilir Meta, pasi dështuan me sukses në të gjitha përpjekjet e tyre për të marrë peng Partinë e Lirisë”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se “beteja që kemi përpara është shumë e vështirë, por fitorja nuk është e pamundur, përkundrazi, jemi më pranë saj se kurrë”.

“Partia e Lirisë nga Tropoja në Sarandë, është ngritur e tëra në këmbë, ka një optimizëm të madh, është më e motivuar se kurrë, solide dhe në hapje të pandalshme, me energji të ripërtërira, me vizion dhe me një program të shkëlqyer, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, falë të cilit kemi të drejtën morale të votohemi nga çdo qytetar, sepse ne garantojmë në radhë të parë ndalimin e shpopullimit nëpërmjet garantimit të mirëqenies së çdo qytetari me paga e pensione dy herë më të larta, nëpërmjet mbështetjes konkrete për familjet e reja, të fermerit dhe arsimtarit, me objektin madhor shndërrimin e Shqipërisë nga një gropë importi në një fuqi rajonale eksportuese, ku çdo shqiptar të jetojë i lirë, me nder dhe me dinjitet, i sigurtë për të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij”, nënvizoi Blushi.

Ai tha se “çdo sekondë, çdo orë dhe çdo ditë e ardhshme janë vendimtare për të përcaktuar fitoren tonë”.

“Ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, derë më derë, në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat dhe qytet për të prezantuar këtë program dhe për të bërë qartësisht dallimin mes nesh dhe bandës plaçkitëse të “Rilindjes” që në 12 vite zhvati taksat e shqiptarëve dhe shpopulloi dramatikisht vendin, më keq edhe se çdo pushtues më i egër i këtij kombi”, tha Blushi.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “21 Janari” – Familjarët e Ziver Veizit: Nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend
Next Article Paloka: Unioni Ndërparlamentar dërgon mision faktmbledhës në Shqipëri për Berishën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?