By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska: Maqedonia po ndërton hartën e re energjetike të Ballkanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska: Maqedonia po ndërton hartën e re energjetike të Ballkanit
Maqedoni

Bozhinovska: Maqedonia po ndërton hartën e re energjetike të Ballkanit

admin
Last updated: 30/06/2025 17:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor – Maqedonia po hyn në fazën kyçe të transformimit të sistemit energjetik: vendi jo vetëm që po investon në stabilitetin dhe modernizimin e rrjetit të vet, por mbetet lojtar aktiv në lidhjen rajonale dhe integrimin energjetik. Me interkonektorët e ri, stacioni transformator strategjik dhe investimet në infrastrukturën energjetike inteligjente, vendi vendos kursin drejt pavarësisë energjetike dhe rolin e korridorit rajonal energjetik, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në ditët në vijim zyrtarisht do të fillojë ndërtimi i interkonektorit të gazit me Greqinë – projekt kapital i cili sjell përfitim të dyfishtë: sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e tranzitit drejt vendeve të treta. Interkonektori është i gjatë 68 kilometra, do të transportoj jo vetëm gaz natyror, por edhe hidrogjen, është rritur kursimi prej 12 milionë euro dhe do të ndërtohet nga një kompani nga Maqedonia – përfitim i drejtpërdrejtë për ekonominë e vendit.

Në ndërkohë, Maqedonia dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt një lidhje të re energjetike ku javën e kaluar u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim midis NOMAGAS dhe Serbijagas për ndërtimin e interkonektorit midis Kleçovcës dhe Vranjës, me një gjatësi totale prej 70 kilometrash, prej të cilave 23 kilometra do të jenë në territorin e Maqedonisë. Në kuadër të projektit do të ndërtohen dhe stacione matëse në të dyja anët e kufirit. Studimet e fizibilitetit dhe ndikimit të mjedisit jetësor janë duke u zhvilluar tashmë me mbështetjen e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).

Ndërtimi i lidhjes 400/110 kV Ohër – Elbasan, nga ana tjetër, do të përfundojë lidhjen elektroenergjetike të Maqedonisë me të gjitha vendet fqinje – projekt strategjik për të gjithë rajonin.

Për vetëm një vit, janë hedhur themelet për një vend i cili do të kalojë nga një importues neto në një eksportues neto të energjisë elektrike. Po ndërtohet sistem i pavarur dhe modern i cili nuk varet nga një rrugë e vetme, një furnizues i vetëm apo një burim i vetëm energjetik.

“Kjo është forca e re e energjisë së Maqedonisë. Me interkonektorët rajonal, Maqedonia nuk është më vetëm konsumator fundor – por bëhet pjesëmarrëse aktive në transmetimin dhe stabilitetin e energjetikës në Evropën Juglindore. Kjo është rruga për të siguruar energji, qëndrueshmëri ekonomike dhe pozicion strategjik në hartën energjetike të Ballkanit. Maqedonia po ndërton hartën e re energjetike të Ballkanit”, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Për 5,1 për qind është rritur qarkullimi në Tregtinë më pakicë të produkteve jo ushqimore, përveç derivateve
Next Article Rinia e BDI-së në Tetovë sot zgjedhin kryetarin e rij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?