By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Bozhinovska: Po mbrojmë rubinin maqedonas – është koha të promovojmë magjinë e pasurisë sonë minerale”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Bozhinovska: Po mbrojmë rubinin maqedonas – është koha të promovojmë magjinë e pasurisë sonë minerale”
Maqedoni

“Bozhinovska: Po mbrojmë rubinin maqedonas – është koha të promovojmë magjinë e pasurisë sonë minerale”

admin
Last updated: 14/07/2025 12:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, vizitoi
galerinë e vogël “Otkritie” në Shkup, e cila, nën udhëheqjen e një organizate joqeveritare, i
përkushtohet ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë së pasur minerale të
Republikës së Maqedonisë.
Gjatë vizitës, ministrja Bozhinovska theksoi se rubini maqedonas, unik në origjinën dhe vetitë
e tij, meriton mbrojtje institucionale dhe njohje si thesar kombëtar. Ajo vuri në dukje se është
koha jo vetëm që entuziastët, individët dhe organizatat joqevereitare- të promovojnë këtë
perlë unike, por edhe që institucionet shtetërore të përfshihen në mënyrë aktive. Ministria
tashmë po punon për koordinimin e të gjitha institucioneve përkatëse – së bashku me
Institutin Gjeologjik të Maqedonisë – në mënyrë që rubini maqedonas të marrë statusin zyrtar
të trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur.
Vizita u pasurua nga prania e ambasadorit të Republikës Franceze, Kristof Le Rigoler, si dhe
Gregoar Egorof, përfaqësues i Muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës në Paris. Z. Egorof
solli në galeri ekzemplarë të rrallë gurësh dhe mineralesh nga Franca – duke përfshirë gurin e
përdorur për ndërtimin e Katedrales Notre Dam dhe Pallatin Elysee – dhe, si autor i një libri
mbi mineralet e Evropës, njoftoi se po konsideronte përfshirjen e rubinit maqedonas në
botimin e ardhshëm.
Në ngjarje mori pjesë edhe drejtori i Shërbimit Gjeologjik Ivica Andov, i cili i dha mbështetje
eksperte nismës dhe theksoi vlerën shkencore të rubinit.
Një përshtypje të veçantë bëri promovuesi afatgjatë i rubinit maqedonas, Deco, i cili tregoi në
detaje historinë e secilit ekzemplarit dhe prezantoi prodhimin e një çelësi artistik në të cilin
janë futur rubini maqedonas, amazoniti dhe të gjitha mineralet e tjera nga toka jonë. Kur u
pyet nga ambasadori Le Rigoller se çfarë simbolikisht e “hap” këtë çelës, përgjigja ishte:
“Zemra e popullit maqedonas, dhe nëse duam – sekretet e vendit tonë të bukur”.
Rubini maqedonas, i njohur edhe si korundum me ngjyrën e tij karakteristike të kuqe, është
gjeologjikisht unik: gjendet vetëm në afërsi të Prilepit dhe në malet përreth Mariovos dhe
është i vetmi rubin në Evropë që nxirret dhe përpunohet në mënyrë natyrale. Përveç vlerës së
saj estetike dhe koleksionuese, është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit
tonë.
Ministrja Bozhinovska theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi më të madh të mbrojtjes,
vlerësimit dhe promovimit ndërkombëtar të pasurisë minerale të Maqedonisë – si pjesë e
identitetit tonë kombëtar dhe krenarisë sonë natyrore.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikollovski: Të ardhurat nga doganat u rritën për 15.2 përqind, akciza për 7.1 përqind dhe taksa e automjeteve për 17 përqind
Next Article Mickoski: Negociatat me partnerët e koalicionit janë në rrjedhë dhe po lëvizin në drejtim të shkëlqyer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?