By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Branitellat”, Komisioni për Çështje të Rregullores akoma nuk ka vendosur se kur do të debatojë për ankesën e LSDM-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Branitellat”, Komisioni për Çështje të Rregullores akoma nuk ka vendosur se kur do të debatojë për ankesën e LSDM-së
Maqedoni

“Branitellat”, Komisioni për Çështje të Rregullores akoma nuk ka vendosur se kur do të debatojë për ankesën e LSDM-së

admin
Last updated: 12/11/2024 19:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Komisioni për çështje të imunitetit dhe rregullores akoma nuk ka caktuar seancë për të debatuar mbi ankesën e LSDM-së lidhur me mos veprimin e kreut të Kuvendit Afrim Gashi, i cili refuzoi të thirrë seancë të komisionit për politikë sociale, me qëllim për të debatuar për propozim ligjin për branitellat. Kryetari i këtij komisioni Mile Lefkov, për Alsat thotë se ka dërguar letër deri te të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, me qëllim që kur të caktohet data, të jenë prezent të gjithë. Megjithatë, shprehet se komisioni prapëseprapë nuk mund të konfirmojë nëse Gashi ka vepruar sipas rregullores apo jo.

“Bëhet fjalë për më tepër çështje, një prej tyre është edhe ajo që ju përmendët. Edhe ajo do të gjendet si propozim por ajo që duhet ta dijë opinioni është se në përputhje me nenin 62 paragrafi 3 të rregullores, kompetent për të përcaktuar se cilat çështje janë të kontestueshme është vetëm kryetari i Kuvendit. Ne si komision mundemi të japim vetëm mendim për mënyrën si duhet të zbatohet rregullorja ose të japim propozim që rregullorja të ndryshohet”, tha Mile Lefkov – VMRO-DPMNE.

Deputetja Sllavjanka Petrovska nga LSDM, konsideron se mosthirrja e seancës dëshmon tiraninë e shumicës parlamentare.

“Kryetari i Komisionit nuk mund të jep deklarata në emër të komisionit nëse nuk e thirrë komisionin. Qëndrimi duhet të diskutohet në atë komision. Ne konsiderojmë se rregullorja nuk është zbatuar në mënyrë të drejtë madje edhe u shkel me rastin për mosveprim të kryetarit Gashi. Dhe që të mos jetë se gjithësecili prej nesh del nëpër konferenca për media kërkuam që në seancë të trupit punues aty ku është vendi, të udhëhiqet debati në këtë Kuvend”, theksoi Sllavjanka Petrovska – LSDM.

Ndërkohë Levica shkoi një hap më tej duke ngritur edhe kallëzim penal ndaj Gashit për mosveprim. Për ligjin për branitellat, janë skeptik se do të arrijë të debatohet në seancë plenare.

“Për VLEN-in nuk është edhe aq problem sepse ato do të votojnë kundër mirëpo çështja është se shumica qeveritare e VMRO-DPMNE-së do të gjendet në situatë të pakëndshme e që do të duhen ta mbështesin. Për këtë ne mendojmë se vështirë se do të gjendet në rend dite dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat kuvendore, të përpiqemi të vijë”, nënvizoi Borisllav Krmov – Levica.

Nga LSDM ndërkohë do të kërkojnë përsëri që propozim ligji të vendoset në rend dite në komisionin për politikë sociale, seanca e së cilës është parashikuar të mbahet ditën e premte.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kasami qetëson bujqit të cilët kërkuan rregullimin e kanalit për vaditje
Next Article Vazhdon kaosi me transportin publik, NQP-ja e zhytur në borxhe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?