By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami qetëson bujqit të cilët kërkuan rregullimin e kanalit për vaditje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami qetëson bujqit të cilët kërkuan rregullimin e kanalit për vaditje
Maqedoni

Kasami qetëson bujqit të cilët kërkuan rregullimin e kanalit për vaditje

admin
Last updated: 12/11/2024 19:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Pas reagimit të bujqve për shkatërrimin e kanalit për vaditje të tokave, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se i njëjti do të rregullohet brenda ditëve. Ai tha se pritja deri në vitin e ardhshëm, siç paralajmëroi numri dy i bujqësisë Bexheti, do të shkaktonte vonesa në realizimin e projektit të filluar për ndërtimit e koritës së shtratit të lumit.

“Duke pasur parasysh që komuna veç më është duke realizuar aty projekt për ndërtimin e shtratit të lumit, sigurisht që ne nuk kemi mundësi dhe kohë që të presim institucionet shtetërore, e në këtë rast as Ndërmarrjen për ekonomizim me ujërat e as Ministrinë e bujqësisë që të futet në plan për vitin e ardhshëm sepse tashmë kemi plan për rregullimin e lumit dhe pas reagimit të bujqve, morëm masa dhe dolëm në terren. Folëm me kompaninë që realizon ndërtimet aty dhe vendosëm të ndërtojmë edhe atë segment të kanalit për vaditje të tokave bashkë me rregullimin e shtratit të lumit”, deklaroi Bilall Kasami, kryetrari i Komunës së Tetovës.

Kasami paralajmëroi edhe pastrimin e deponisë së egër të krijuar në shtratin e lumit Shkumbin në pjesën tek lagjja Dardania. Kjo deponi fillimisht u krijua nga disa pjesëtarë të komunitetit rom që jetojnë në këtë lagje, ndërsa më vonë e shfrytëzonin rastin për hedhje të mbetjeve edhe disa banorë të tjerë të Tetovës por edhe disa firma ndërtimi.

“Në projekt është paraparë edhe pastrimi i asaj deponie që me dekada ka qenë aty. Jemi në bisedime dhe komunikim me disa banorë që të gjejmë zgjidhje banimit të tyre. Në proces formal të eksproprijimit të pronave të legalizuara, por jemi të interesuar që atyre banorëve që jetojnë aty e që një pjesë janë edhe pa dokumente, në objekte pa kushte dhe të pa legalizuara, që t`iu gjejmë edhe atyre një zgjidhje”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Vitin e ardhshëm në këtë pjesë është parashikuar të bëhet zgjerimi i shëtitores së lumit me katër metra në të dyja anët, ndërsa kanë filluar edhe bisedimet me disa banorë që kanë objektet për rreth lumit, që të njëjtat me ndihmën e komunës, të dislokohen në hapësirë ku nuk pengojnë as shtratin e lumit e as shëtitoren.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kolla e natës, ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji?
Next Article “Branitellat”, Komisioni për Çështje të Rregullores akoma nuk ka vendosur se kur do të debatojë për ankesën e LSDM-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?