By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bruci për ATSH-në: Interes i lartë i diasporës për të votuar, në pesë ditë mbi 22 mijë regjistrime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bruci për ATSH-në: Interes i lartë i diasporës për të votuar, në pesë ditë mbi 22 mijë regjistrime
Shqipëri

Bruci për ATSH-në: Interes i lartë i diasporës për të votuar, në pesë ditë mbi 22 mijë regjistrime

admin
Last updated: 17/01/2025 09:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretarja për Diasporën në Partinë Socialiste, Zerina Bruci bëri të ditur sot se “deri tani mbi 22 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Bruci informoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Bruci bëri të ditur se deri tani, në sistemin PER të KQZ-së janë regjistruar 22 mijë kërkesa dhe janë miratuar mbi 5000 kërkesa.

Sekretarja për Diasporën në PS bëri të ditur po ashtu se shtetet kryesore prej të cilave ka më tepër regjistrime janë Italia, Greqia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

E pyetur mbi qarqet me numrin më të lartë të regjistrimeve, Bruci informoi se janë qarqet e Tiranës, Fierit, Korçës, Durrësit dhe Beratit.

Megjithatë, Bruci nënvizoi se “duke mbajtur në vëmendje që procesi i regjistrimit ka vetëm pesë ditë që është hapur, ende është herët për të analizuar statistikat”.

Sipas Brucit, “procesi i regjistrimit ka pasur ecuri pozitive, si tregues i interesit shumë të lartë të diasporës për të qenë pjesë e procesit të qeverisjes së vendit”.

Në këtë kuptim, ajo vlerësoi se një ndihmë domethënëse ka qenë edhe sistemi PER i përgatitur nga KQZ, i cili mundëson një regjistrim të lehtë dhe të sigurt.

“PER kërkon minimalen e dokumenteve për verifikimin e identitetit dhe deklarimin e adresës së banesës, ku do të pritet edhe zarfi me fletën e votës”, shtoi ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në 11 janar filloi procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, proces i cili vazhdon deri në 4 mars.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila përfshin tri hapësira kryesore:

Hapësira e zgjedhësit: Kjo hapësirë i kushtohet individëve që krijojnë llogarinë e tyre personale në platformë dhe plotësojnë kërkesat për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Moduli për shqyrtimin e kërkesave: Këtu, KQZ shqyrton dhe trajton kërkesat e paraqitura nga zgjedhësit, duke siguruar trajtim transparent dhe të drejtë të çdo aplikimi.

Paneli statistikor në kohë reale: Ky panel ofron të dhëna statistikore të përditësuara në kohë reale për kërkesat dhe procesimin e tyre. Paneli është i aksesueshëm për partitë politike dhe organizatat, duke siguruar një pamje të qartë dhe të plotë të procesit.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Peizazhet dimërore i shtohen ofertës agroturistike në Boboshticë
Next Article Hamza sot mban tubim me qytetarët e Istogut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?