By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peizazhet dimërore i shtohen ofertës agroturistike në Boboshticë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Peizazhet dimërore i shtohen ofertës agroturistike në Boboshticë
Shqipëri

Peizazhet dimërore i shtohen ofertës agroturistike në Boboshticë

admin
Last updated: 17/01/2025 09:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Boboshtica është një nga fshatrat më të bukur të Korçës, me natyrë të mrekullueshme.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, publikoi në rrjetet sociale një album mbresëlënës nga Boboshtica, ku duket se dëbora e rënë së fundmi ka krijuar peizazhe përrallore. Filo rendit natyrën, kishat shekullore dhe ushqimet tradicionale si disa nga arsyet për të cilat ia vlen një ditë e kaluar në këtë zonë me një ofertë të pasur me interes agroturistik.

Boboshtica gjendet 7,5 km larg qytetit të Korçës dhe ka qenë e banuar që në Mesjetë.

Fshati krenohet me traditën e tij arsimdashëse. Pikërisht në Boboshticë në janarin e vitit 1889, lindi shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm Viktor Eftimiu, babai i të cilit ishte me origjinë arumune. Në nderim të një prej bijve të vetë më të shquar, akademikut, poetit dhe shkrimtarit Viktor Eftimiu, u ngrit në një nga ambientet e shkollës edhe një muze kujtese për jetën dhe veprën e tij.

Kishat e Boboshticës janë një trashëgimi më vete, që tërheqin qytetarët korçarë por tashmë edhe një numër të madh turistësh. Nga kishat e shumta që ndodhen aty, njëra prej të cilave ajo e Shën Jovanit, daton në shekullin XI. Aty ndodhen dhe dy manastire, ai i Shën Mërisë në krye të fshatit dhe ai i Shën Kollit në pjesën juglindore, rrëzë Moravës, që është ndërtuar në kohën e Skënderbeut (1450). Në këtë manastir është gjetur dhe një nga ikonat më të vjetra në rrethin e Korçës.

Boboshtica vlerësohet si një destinacion i rëndësishëm turistik, me një natyrë të mrekullueshme, me ajër dhe ujëra të pastra, e me një terren të pasur që të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative.

Së fundmi, banorët kanë investuar edhe në hoteleri. Kuzhina tradicionale e nivelit të lartë me produktet e fshatit është ajo që turistët vlerësojnë në Boboshticë.

 

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deklarimi i DIVA-s, Çelmeta për ATSH-në: Pragu u ul në 1,2 milionë lekë në vit, afati i fundit 31 marsi
Next Article Bruci për ATSH-në: Interes i lartë i diasporës për të votuar, në pesë ditë mbi 22 mijë regjistrime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?