By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit
Maqedoni

Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit

admin
Last updated: 10/10/2025 15:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët theksoi se gjatë kësaj fushate zgjedhore thelbësore është debati përmbajtësor dhe përballja e ofertave para qytetarëve.

“Unë mendoj se në fushatën zgjedhore më e rëndësishme është debati dhe përballja e ofertave. Ne nuk jemi të njëjtë. Kemi dallime në të gjitha çështjet”, deklaroi Osmani, duke theksuar se uniteti duhet të bazohet në mbrojtjen e përbashkët të postulateve kyçe kombëtare.

Ai e përsëriti mesazhin e tij drejtuar kundërkandidatit Izet Mexhiti, duke theksuar se ekzistojnë dallime të qarta në qasje dhe në parime.

“Z. Mexhiti e di vetë këtë, e kam thënë, ne kemi dallime në të gjitha pikat. Mos e prekni gjuhën, mos e prekni Balancuesin, mos e prekni Marrëveshjen e Ohrit. Këto janë çështjet për të cilat duhet të bashkohemi”, tha Osmani.

Ai shtoi se uniteti duhet të lindë nga kujdesi i përbashkët për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve.

“Derisa nuk ka bashkim për çështjet tona strategjike, derisa çdo ditë shqiptarët përzihen nga puna, derisa kthehen në zero në çdo konkurs, nuk mund të jem indiferent ndaj kësaj”, theksoi Osmani.

Ai reagoi ashpër ndaj gjendjes në të cilën ndodhet Komuna e Çairit, e cila, sipas tij, është rezultat i korrupsionit dhe mungesës së rendit dhe vizionit gjatë 20 viteve të fundit.

Osmani tha se përballja e vërtetë do të ndodhë më 19 tetor, kur qytetarët do të bëjnë vlerësimin e tyre zgjedhor.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article RMV, janë marrë 46 koncesione në sektorin e minierave për shkak mosrespektimi i ligjeve
Next Article Gjykata Kushtetuese e RMV-së dhe e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?