By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë, në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë, në Shkup
Maqedoni

Bujar Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë, në Shkup

admin
Last updated: 18/03/2024 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – “Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani në çështjen e Ukrainës si kryesues i OSBE-së”. Kështu e kishte përshkruar vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut Sekretari i shtetit në SHBA, Entoni Blinken, pas takimit me kryediplomatin e vendit Bujar Osmani.

Historiku i diplomacisë së vendit thotë se ministri Osmani është i pari ministër të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë.

Ndryshe, Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Xhejms O’Brajan në një intervistë për mediat këtu, për vizitën e Blinken tha:

“Është porosi se sekretari Blinken mendoi se është e rëndësishme ta ndryshojë agjendën që të jetë i sigurt se do të jetë këtu dhe të dëshmojë mbështetje për OSBE-në dhe kryesimin e ministrit Osmani”.

Në këtë linjë ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut Angela Ageler në intervistën e saj dhënë për Kanal77:

“Fakti që Sekretari i Shtetit ishte këtu, mendoj ishte diku vetëm katër orë e gjysmë, është kaq domethënës dhe është një shenjë kaq e madhe se sa … haptazi, se si ky vend në pozicionin e tij të kryesimit të OSBE-së … për punën e shkëlqyer që bëri Ministri i Jashtëm dhe ekipi i tij, dhe të tjerë në zyrën e OSBE-së në Vjenë, të cilët kanë punuar gjatë këtij viti, me gjasë më i vështiri me të cilin është përballur OSBE që nga fillimi i saj. Me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, me të gjitha ato çështje… ishte tepër e vështirë. E megjithatë, shteti arriti të bashkojë liderët nga e gjithë bota në një vend, përfshirë edhe sekretarin Blinken… sigurisht, një pjesë e mirë e kësaj ishte edhe puna e Sekretarit të Shtetit… Ishte për rëndësinë, që ai mendon se OSBE-ja e ka, por edhe për këtë shtet dhe rolin e saj në rajon.
Është diçka që ne në Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë shumë, që ky vend mund të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e vendeve të ndryshme dhe liderëve të ndryshëm, me pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme, shpesh të kundërta me njëri-tjetrin, madje edhe armiqësor, ky vend mund t’i bashkojë në një vend, siç ka bërë që nga momenti kur u bë shtet, zëra të ndryshëm dhe të arrijë marrëveshje. Pra, prania e Sekretarit të Shtetit ishte shumë domethënëse dhe shpresoj që dëgjuesit tuaj ta vlerësojnë këtë, atë njohje të punës së madhe që ka bërë ky vend”, tha ambasadorja Ageler.

Kujtojmë se ministri Osmani ka kryesuar me OSBE-në përgjatë vitit 2023. Viti më kritik i organizatës, e cila po këtë periudhë arriti të mbijetojë dhe të vazhdojë funksionimin e saj.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Më mirë për Tetovën”: Rritja e pragut për nënshkrime për listat e pavarura të qytetarëve vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
Next Article CIVIL alarmon: Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, regjistrohen mbi 3000 raste

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?