By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Më mirë për Tetovën”: Rritja e pragut për nënshkrime për listat e pavarura të qytetarëve vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Më mirë për Tetovën”: Rritja e pragut për nënshkrime për listat e pavarura të qytetarëve vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
Maqedoni

“Më mirë për Tetovën”: Rritja e pragut për nënshkrime për listat e pavarura të qytetarëve vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje

admin
Last updated: 18/03/2024 14:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 18 mars – Nisma “Më mirë për Tetovën” përmes një konference për media ka shprehur revoltën e saj për veprimet e partive në Kuvend, të cilat janë për ndryshime ligjore, të cilat, sipas tyre, pengojnë pjesëmarrjen e listave të qytetarë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ata alarmojnë se pragu për mbledhjen e nënshkrimeve për listat e pavarura të qytetarëve tani po rritet dhe po e vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

“Ato ndryshime ligjore rrisin pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për listat e pavarura të qytetarëve dhe vështirësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Partitë politike i referohen rekomandimeve të OSBE/ODIR-it për demokratizim dhe barazi në zgjedhje, ndërsa me këto ndryshime po ndodh krejt e kundërta: nismat e qytetarëve diskriminohen në favor të partive politike. Këto ndryshime ligjore janë propozuar nga VMRO-DPMNE, LSDM, BDI (Arbër Ademi) dhe Aleanca për Shqiptarët (Adnan Neziri). Propozimi fillestar u pranua fshehurazi nga partitë opozitare. Ky akt i përbashkët i partive politike nxjerr në sipërfaqe standardin e dyfishtë të partive politike që paraqesin veten si “armiq të shqetësuar” në opinion, por gjithmonë kanë gjetur mënyrën për të bashkëpunuar kur “territori” i tyre kërcënohet””, tha Agron Arifi nga “Më mirë për Tetovën”.

Nga nisma u drejtuan disa pyetje disa deputetëve, a i kanë lexuar ndryshimet në ligj dhe a mund të shpjegojnë pse i kanë mbështetur këto ndryshime diskriminuese ndaj nismave të qytetarëve?

“Për të ashtuquajturin “Fronti evropian” i udhëhequr nga BDI-ja është i kuptueshëm një qëndrim i tillë ndaj nismave të qytetarëve, pasi për dallim nga kuazi-opozita, vetëm aktivistët civilë ishin ata që kundërshtuan me vendosmëri politikat e dëmshme të BDI-së. Hipokrizia më e madhe është se këto ndryshime ligjore janë mbështetur edhe nga dy deputetë të koalicionit “Vlen”, deputeti Kastriot Rexhepi dhe deputetja Safije Sadiki Shaini. I pyesim liderët e partive politike të deputetëve të opozitës që votuan pro, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike dhe Afrim Gashi nga Alternativa, nëse ka pasur koordinim paraprak me partitë në pushtet për këtë qëndrim diskriminues ndaj nismave të qytetarëve? Pyesim koalicionin “Vlen” se cili është qëndrimi i tyre ndaj nismave të qytetarëve. A i shohin ata si armiq sikur BDI-ja”, tha Agron Arifi.

Nisma sqaron se ndryshimet e reja ligjore kërkojnë që nismat e qytetarëve në qytetet e mëdha si Tetova të mbledhin 850 nënshkrime, që është pothuajse e barabartë me numrin e nënshkrimeve të nevojshme për themelimin e një subjekti politik, për të cilin nevojiten 1000 nënshkrime. Për ta ky kusht është i papranueshëm, haptazi diskriminues dhe procedurë antievropiane.

“Për këtë arsye kërkojmë ndryshime ligjore si më poshtë: maksimumi 50 nënshkrime për një kandidat të pavarur, leje për mbledhjen e nënshkrimeve në terren dhe jashtë ambienteve të KSHZ-së, zgjatje e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve në 30 ditë, leje për emrin e listës së pavarur në listën zgjedhore, leje për qasje të kandidatëve të pavarur në listën zgjedhore”, theksoi Arifi.

Ai konstatoi se ndryshimet e reja ligjore reduktojnë aktivitetin hapësinor të iniciativave të pavarura civile dhe i detyrojnë ato të organizohen në formën e partive politike. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthimi i vullkanit në Islandë, ja se çfarë ndodh nëse llava arrin në det
Next Article Bujar Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë, në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?