By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujqësia dhe agroturizmi, Rama: Dy linja financimi, nxitje agropërpunimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bujqësia dhe agroturizmi, Rama: Dy linja financimi, nxitje agropërpunimit
Shqipëri

Bujqësia dhe agroturizmi, Rama: Dy linja financimi, nxitje agropërpunimit

D. V.
Last updated: 18/03/2025 13:08
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kuçovë me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale, të cilët i informoi mbi dy linjat e reja të financimit për zhvillimin rural, kredinë e butë dhe garancinë sovrane.

Rama theksoi se këto dy linja të reja do të lehtësojnë aksesin në financa të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm në fshat, me qëllim rritjen e investimeve në sektorët prioritarë si prodhimi bujqësor e blegtoral; mekanizim e inovacion; agropërpunim dhe infrastrukturë agroturistike.

Kryeministri theksoi se “kredia e butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%”.

Kryeministri theksoi se nevoja për financim për agroturizmin është e vazhdueshme, ndërsa nxiti sipërmarrësit të aplikojnë në dy instrumentet e reja të financimit.

“Kjo duke u nisur nga linja kryesore e financimit që është linja e Bankën së Shqipërisë duke vendosur 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia. Kur vjen puna te fokusi i bujqësisë agroturizmi është një nga komponentët, pasi janë edhe serrat, blegtoria dhe agropërpunimi”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nga sipërmarrësit që të mendojnë edhe për agropërpunimin në funksion të rritje së biznesit dhe daljes në treg me produktet e tyre.

Rama veçoi produktet që prodhohen nga disa agroturizme në vend si “Chestnut Hill”, “Fustanella”, apo “Çobo”, ndërsa theksoi se pavarësisht se ato janë produkte fantastike nuk janë ende në masë për të dalë në treg.

“Më ka bërë përshtypje në Zvicër ku një vaj ulliri i prodhuar në Shqipëri me një shishe të vogël kishte një çmim 5-6 herë më të lartë se tregu. Ishte produkt special. Tregu i kërkon këto, ndaj duhet të jeni ambicioz jo vetëm për tregun e brendshëm por edhe për jashtë. Jo për masivitet, por për supercilësi dhe origjinalitet. Kredia me 2% është fantastike me 70% të garancisë mbi kolaterialin”, tha ai.

Kryeministri solli në vëmendje shembullin e “Chestnut Hill” në malet e Tropojës, që sipas tij, është shembulli që kthen përmbys edhe një ekuacion, sipas së cilit është e pamundur të bësh bujqësi e të gjesh treg duke qenë larg territoreve dhe hapësirave ku zhvillohet bujqësia.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nëse ke një agroturizëm e sjell vetë tregun te dera jote. Chestnut Hill është një destinacion i mahnitshëm në majë të maleve aty ku jo pula ha gurë, por guri ha pulën dhe ku askujt nuk do t’i binte rruga por që sot shkohet me rezervim”, shtoi ai.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 11 Maji – Celibashi takon Prodën: Angazhim për një proces zgjedhor të sigurt
Next Article Mickoski kundërshton Vuçiqin: Unë as dje as sot, askund nuk kam hyrë me kamera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?