By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bullgaria dhe Greqia në pritje të inaugurimit të Siljanovskës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bullgaria dhe Greqia në pritje të inaugurimit të Siljanovskës
Maqedoni

Bullgaria dhe Greqia në pritje të inaugurimit të Siljanovskës

admin
Last updated: 10/05/2024 19:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 maj – Autoritetet zyrtare në Greqi dhe Bullgari presin të shohin se çfarë qëndrimi do të mbajë presidentja e re Gordana Siljanovska Davkova dhe Qeveria e re në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë.

Për momentin, në të dy vendet fqinje, vetëm partitë kryesore opozitare janë të zëshme për këtë çështje. Kryetari i Lëvizjes bullgare për të drejta dhe liri, Deljan Peevski, ka reaguar ndaj intervistës së djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ka paralajmëruar se do të kërkojë aneks të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Mickoski, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se nëse qeveria aktuale në Sofje nuk pranon aneks të Marrëveshjes, Shkupi do të presë ardhjen e një garniture tjetër qeverisës në Bullgari që do të ishte më e arsyeshme.

“Fjalët e kreut të partisë nga shteti ynë fqinj se do të presë “kryeministër më të arsyeshëm” janë absolutisht të papranueshme dhe të patolerueshme. Nuk ka asnjë justifikim që Maqedonia e Veriut të devijojë nga rruga e saj euroatlantike. Dua t’i drejtohem z. Mickoskit – nuk do të ketë kryeministër bullgar që do të shkojë kundër interesave të Bullgarisë. Nga ju pritet ta përmbushni në mënyrë korrekte Marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë”, deklaroi Deljan Peevski – kryetar i DPS.

Jozyrtarisht, grekët do të marrin qëndrim pas inaugurimit të Siljanovska Davkovës, e cila duhet të japë deklaratë solemne në Kuvend, me çka edhe zyrtarisht do ta merr funksionin. Ajo në fushatë deklaroi se nuk do të përdorë termin “e Veriut” dhe se është e drejta e saj personale për vetëvendosje. Sot, partia kryesore opozitare greke Siriza i bëri thirrje kryeministrit Kyriakos Micotakis të reagojë ashpër ndaj çdo shkeljeje të marrëveshjes.

“Qeveria duhet të heqë dorë nga ky qëndrim pasiv dhe menjëherë, bazuar në dispozitat e Marrëveshjes dhe duke mobilizuar të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion në nivel ndërkombëtar dhe evropian, me rigorozitet, të përballet me çdo përdorim termash apo veprimi nga presidentja e re dhe anëtarët e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që shkel Marrëveshjen e Prespës – veçanërisht emrin kushtetues. Kujtojmë se këto mjete përfshijnë edhe ngrirjen e perspektivës integruese të vendit fqinj”, thonë nga SIRIZA.

Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë dhe Marrëveshja e Prespës janë përmendur në pakon e dokumenteve të propozimit francez dhe rrjedhimisht Brukseli pret që vendi t’i zbatojë ato në mënyrë të përpiktë.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fronti Europian mblidhet nesër në Shkup
Next Article Dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi! Shoqja u zgjua nga gjumi dhe i gjeti të vdekura, njëra në kolltuk, tjetra në dysheme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?