By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burgu i Spaçit pritet të rehabilitohet së shpejti, parashikohet edhe një muze në përkujtim të ish të burgosurve politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Burgu i Spaçit pritet të rehabilitohet së shpejti, parashikohet edhe një muze në përkujtim të ish të burgosurve politik
Shqipëri

Burgu i Spaçit pritet të rehabilitohet së shpejti, parashikohet edhe një muze në përkujtim të ish të burgosurve politik

admin
Last updated: 16/04/2024 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

“E Kaluara e Tashme” do të jetë ekspozita e përhershme në ish-burgun e Spaçit, e cila mbart peshën e 49 portreteve të ish-të burgosurve politikë që janë ende në jetë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja është shprehur se tashmë publiku e kushdo mund të shohë trupëzimin e 49 portreteve në një skulpturë të vetme, e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror.

“Përgëzojmë për këtë nismë dy djemtë e rinj e të talentuar, Kristian Zara (krijuesi i skulpturave dhe kurator) dhe kuratorin Arnen Sula, të cilët përmes artit risollën rrëfimet rrënqethëse të ish-të burgosurve të Spaçit”, është shprehur ministri Gonxhja.

Projekti u konceptua dhe realizua nga “Tek Bunkeri”, financuar nga Bashkimi Evropian pjesë e programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

MEKI do të nisë shumë shpejt me rehabilitimin e ambienteve të godinave të ish-Burgut të Spaçit, duke mos lejuar degradimin e godinave, e duke e kthyer atë në një vend kujtese. Gjithashtu, është menduar dhe realizimi i një muzeu pranë godinave të ish-burgut, ku do të ekspozohen artefaktet e trashëguara për të përkujtuar, për të mos harruar.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article JU FLET RESHIT QAZIM MULLETI (Nuk është sëmundje gjithçka që dhemb)
Next Article Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?