By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike
Shqipëri

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

admin
Last updated: 28/11/2026 13:52
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Lumi Vjosa ofron mundësi të shumta për të eksploruar natyrën dhe peizazhet e jugut të Shqipërisë, duke ndërthurur aktivitetet ujore me vizitat në monumentet historike dhe zonat e mbrojtura natyrore, shkruan Zayaan Marthinus në revistën dhe platformën online të specializuar në udhëtime, turizëm, destinacione natyrore dhe përvoja turistike “Getaway Magazine”.

Një udhëtim mund të nisë në Përmet, ku vizitorët mund të kalojnë paraditen duke lundruar me gomone në ujërat e Vjosës, ndërsa pasditen ta kalojnë pranë burimeve termale të Bënjës, duke shijuar ujërat e ngrohta, në një peizazh të rrethuar nga natyra dhe urat e vjetra prej guri.

Për ata që dëshirojnë të qëndrojnë disa ditë në këtë zonë, itinerari mund të vijojë përgjatë rrjedhës së lumit, përmes kanioneve gëlqerore, pranë kalasë së Tepelenës dhe deri në zonat ligatinore pranë bregdetit të Vlorës.

Kjo rrugë ofron mundësinë për të zbuluar ndryshimet e peizazhit dhe pasurinë natyrore, që shoqëron Vjosën nga malet deri në det.

Vjosa buron në malet e Pindit në Greqi, ku njihet me emrin Aoos, dhe derdhet në detin Adriatik, në bregdetin perëndimor të Shqipërisë.

Në mars të vitit 2023, Shqipëria shpalli Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë, duke vendosur nën mbrojtje rrjedhën e Vjosës në territorin shqiptar, si dhe pjesë të rrjetit të degëve të saj.

Një nga veçoritë e këtij lumi është ndryshimi i vazhdueshëm i peizazhit përgjatë rrjedhës së tij.

Në pjesën malore, Vjosa kalon përmes grykave të ngushta, ndërsa në zonat e ulëta shtrihet në disa degëzime, duke krijuar ishuj dhe brigje me zhavorr.

Ndryshimet e nivelit të ujit dhe lëvizja e sedimenteve ndikojnë vazhdimisht në formën e shtratit të lumit, duke bërë që peizazhi të ndryshojë edhe sipas stinëve.

Përmeti, pikënisja e aventurave në Vjosë

Përmeti është një pikënisje e përshtatshme për të eksploruar lumin.

Guidat vendase organizojnë ture rafting, të cilat nisin nga zona e Kaludhit dhe përfundojnë pranë qytetit, duke përshkuar rreth 9 kilometra përgjatë lumit.

Gjatë pranverës, shkrirja e dëborës në male rrit prurjet dhe shpejtësinë e rrjedhës, duke i bërë lundrimet më dinamike, por edhe më të ftohta.

Ndërsa gjatë verës, rrjedha e lumit zakonisht është më e qetë.

Për këtë arsye, vizitorëve që provojnë për herë të parë rafting, u këshillohet të informohen paraprakisht te guidat lokale, për kushtet e lumit dhe përshtatshmërinë e itinerarit.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme janë burimet termale të Bënjës, të vendosura përgjatë lumit të Lengaricës, në hyrje të kanionit me të njëjtin emër.

Pranë tyre ndodhet edhe Ura e Kadiut, një urë e vjetër prej guri me hark, e cila përbën një nga elementet karakteristike të peizazhit të zonës.

Pas vizitave në natyrë, turistët mund të njihen edhe me traditat kulinare të Përmetit, veçanërisht me glikonë, një ëmbëlsirë tradicionale, që u ofrohet zakonisht miqve si shenjë mikpritjeje.

Ndër varietetet e saj veçohet glikoja e arrës së gjelbër.

Kanioni i Këlcyrës dhe Kalaja e Tepelenës

Duke vijuar udhëtimin përgjatë rrjedhës së Vjosës, një nga ndalesat që rekomandohet është Gryka e Këlcyrës, ku lumi përshkon një peizazh të rrethuar nga shpate të larta gëlqerore.

Kjo zonë ofron mundësi për të vëzhguar lumin nga lart dhe për të shijuar pamjet natyrore të krijuara përgjatë mijëra viteve.

Më tej, itinerari vijon drejt Tepelenës, ku vizitorët mund të shëtisin përgjatë shëtitores buzë lumit dhe të vizitojnë rrënojat e kalasë së lidhur me figurën e Ali Pashë Tepelenës.

Kjo ndalesë përbën një mundësi për të ndërthurur turizmin natyror me trashëgiminë historike të zonës, përpara se lugina e Vjosës të hapet drejt bregdetit.

Laguna e Nartës, ndalesa e fundit e udhëtimit

Pranë Vlorës, udhëtimi mund të vijojë drejt deltës së Vjosës dhe Lagunës së Nartës, ku aktivitetet në ujë zëvendësohen nga vëzhgimi i shpendëve dhe eksplorimi i ekosistemeve ligatinore.

Delta e Vjosës dhe Laguna e Nartës janë pjesë e Rezervatit të Biosferës së Luginës së Vjosës, i shpallur nga UNESCO në vitin 2025.

Këto habitate përbëjnë një zonë të rëndësishme për shpendët shtegtarë, të cilët ndalen aty, gjatë udhëtimeve të tyre sezonale dhe e përdorin zonën edhe për dimërim.

Ndër llojet e pranishme në këtë habitat veçohen flamingot.

Një tjetër pikë me interes është Zvërneci, ku një urë këmbësorësh përshkon lagunën dhe lidh bregun me ishullin e vogël të pyllëzuar, ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë.

Krahas vlerave natyrore dhe turistike, zona e Vjosë-Nartës mbetet edhe në vëmendjen e organizatave mjedisore, për shkak të zhvillimeve infrastrukturore.

Për të përshkuar këtë itinerar rekomandohet një qëndrim prej tri ditësh.

Dita e parë mund t’i kushtohet Përmetit, raftingut në Vjosë dhe burimeve termale të Bënjës, dita e dytë eksplorimit të Grykës së Këlcyrës dhe Tepelenës, ndërsa dita e tretë vizitës në deltën e Vjosës, Lagunën e Nartës dhe Zvërnec.

Ky udhëtim ndërthur aventurën, trashëgiminë historike, traditat lokale dhe vëzhgimin e natyrës, duke e kthyer Vjosën në një itinerar turistik, që lidh peizazhet malore të jugut me ekosistemet bregdetare të Adriatikut.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut
Next Article Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?