By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Buxheti përçan Evropën, Costa këmbëngul për marrëveshje në dhjetor, Meloni kundërshton financimin për Ukrainën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Buxheti përçan Evropën, Costa këmbëngul për marrëveshje në dhjetor, Meloni kundërshton financimin për Ukrainën
Bota

Buxheti përçan Evropën, Costa këmbëngul për marrëveshje në dhjetor, Meloni kundërshton financimin për Ukrainën

admin
Last updated: 28/11/2026 15:10
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 27 nëntor, Argument – Samiti i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian për buxhetin shumëvjeçar 2028-2034, nxori në pah ndasitë mes vendeve anëtare, ndërsa negociatat për ndarjen e fondeve dhe financimin e Ukrainës pritet të jenë të vështira.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, këmbënguli për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të vitit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella, të shfaqura gjatë takimit 15-orësh në Bruksel.

Edhe pse në konferencën për shtyp në përfundim të samitit, Costa u shfaq i qetë dhe optimist, diskutimet gjatë gjithë ditës u karakterizuan nga tensionet dhe kundërshtitë mes grupeve të ndryshme të vendeve anëtare.

Vendet e njohura si “Shtatë Kursimtarët”, të cilat tradicionalisht kërkojnë disiplinë më të madhe buxhetore dhe kufizim të shpenzimeve të BE-së, këmbëngulën për shkurtime të mëtejshme.

Disa prej tyre bojkotuan edhe takimet e veçanta të organizuara nga Costa me grupet e liderëve, në përpjekje për të afruar qëndrimet.

Por edhe brenda grupit të 17 vendeve të “Miqve të Kohezionit”, që mbështesin ruajtjen e fondeve për zhvillimin dhe reduktimin e pabarazive mes rajoneve, pati pakënaqësi të forta.

Në krye të kundërshtive ishte kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila shprehu pakënaqësi për mënyrën e ndarjes së shpenzimeve dhe sistemin e propozuar të burimeve të reja të të ardhurave të BE-së.

Meloni kundërshtoi gjithashtu, krijimin e një mekanizmi automatik vendimmarrjeje për financimin afatgjatë të Ukrainës, një ide e mbështetur veçanërisht nga kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Gjatë diskutimeve u shfaqën gjithashtu kundërshti për propozimin e një kredie prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën.

Sipas presidentit të Këshillit Evropian, 24 nga 27 vendet anëtare mbështesin këtë nismë, ndërsa Bullgaria ka bërë të ditur se do të marrë pjesë vetëm në financimin e komponentit civil, duke u përqendruar te rajonet ukrainase, ku jeton minoriteti bullgar.

Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia janë shprehur kundër propozimit.

Për këtë arsye, vendimi për kredinë nuk u mor në këtë samit dhe pritet të rikthehet në tryezën e diskutimeve, në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në dhjetor.

Një tjetër çështje e debatueshme është krijimi i një mekanizmi automatik për financimin afatgjatë të Ukrainës, për të cilin po diskutohet një shumë prej rreth 100 miliardë eurosh, gjatë periudhës shtatëvjeçare të buxhetit të ardhshëm.

Kjo ide mbështetet kryesisht nga Gjermania, vendet nordike dhe ato baltike.

Kundërshtimet e Italisë, përmes kryeministres Meloni, nuk lidhen me vetë mbështetjen financiare për Ukrainën, por me mënyrën e vendimmarrjes.

Roma nuk dëshiron që financimi të aktivizohet automatikisht, pa një vendim të posaçëm politik për këtë qëllim.

Ndërkohë, Costa kishte planifikuar që samiti të zhvillohej në tri faza: një seancë plenare me të gjithë liderët, takime të veçanta në grupe të vogla dhe më pas paraqitjen e përfundimeve.

Megjithatë, kjo përpjekje nuk dha rezultatet e pritshme.

Pakënaqësitë nisën që me mënyrën e ndarjes së liderëve në grupet e konsultimeve.

Suedia, Belgjika, Danimarka dhe Austria bojkotuan takimet, ndërsa Gjermania, Finlanda dhe Holanda morën pjesë.

Kur 27 liderët u rikthyen në seancën plenare gjatë orëve të vona të natës, disa vende, mes tyre Danimarka, Hungaria dhe Italia, i kërkuan Costas, të mos paraqiste përfundimet e tij verbale mbi konsultimet, pasi, sipas tyre, interpretimi i diskutimeve, nuk pasqyronte një qëndrim të përbashkët të shumicës së vendeve.

“Samiti ishte i padobishëm dhe i thelloi edhe më shumë dallimet”, deklaroi politikani hungarez Peter Magyar, duke shprehur pakënaqësinë për rezultatet e takimit.

Ndërsa negociatat për buxhetin e ri mbeten të hapura, mundësia që marrëveshja të shtyhet deri në fillim të vitit 2027, po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Megjithatë, Costa nuk hoqi dorë nga objektivi për një marrëveshje deri në fund të këtij viti.

Ai deklaroi se të gjitha vendet, duhet të bashkëpunojnë për të arritur kompromisin, ndërsa pritet që në javën e ardhshme, të paraqesë një propozim të ri për Kuadrin Financiar Shumëvjeçar 2028-2034.

Në këtë situatë, presidenti i Këshillit Evropian dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të duhet të gjejnë mënyrën për të bindur vendet kundërshtuese dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet.

Takimi i ardhshëm i liderëve të BE-së është planifikuar më 17-18 dhjetor 2026.

Kjo do të jetë një mundësi e rëndësishme për të rifilluar negociatat për buxhetin e ardhshëm dhe financimin e Ukrainës.

Kredia e propozuar prej 45 miliardë eurosh është një nismë shtesë për vitin 2027 dhe nuk duhet ngatërruar me instrumentin ekzistues prej 90 miliardë eurosh për mbështetjen e Ukrainës gjatë periudhës 2026-2027.

Propozimi i ri parashikon rreth 25 miliardë euro për industrinë e mbrojtjes dhe 20 miliardë euro për mbështetjen buxhetore të Ukrainës.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marta Kos: Maqedonia e Veriut do të përfitojë 71 milionë euro nga Plani i Rritjes
Next Article 40 vjeçari nga Tetova, nën kërcënimin e thikës i merr portofolin një gruas 55 vjeçare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?