By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Byroja Nacionale e Sigurimeve: Çmimi i sigurimit të veturave nuk është rritur nga viti 2008, rritja është reale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Byroja Nacionale e Sigurimeve: Çmimi i sigurimit të veturave nuk është rritur nga viti 2008, rritja është reale
Maqedoni

Byroja Nacionale e Sigurimeve: Çmimi i sigurimit të veturave nuk është rritur nga viti 2008, rritja është reale

admin
Last updated: 26/04/2024 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Byroja Nacionale e Sigurimeve (BNS) njofton se kushtet aktuale të tregut shkaktuan domosdoshmëri për ndryshimin e çmimit të policës për sigurimin e detyrueshëm të veturave. 

Theksojnë se përqindjen e rritjes çdo kompani e sigurimeve vetë e definon, varësisht nga politika afariste dhe analiza e bërë. Nga aty sqarojnë se bëhet fjalë për kompani evropiane të cilat vendimet i marrin në bazë të analizave serioze shumëvjeçare, të cilat tregojnë se, siç thonë, biznesi për sigurim të autopërgjegjësisë është i paqëndrueshëm me çmimet e tanishme. 

“Rritja e çmimit është shkaktuar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të risugurimit, automobilave, rritje e çmimit të pjesëve rezervë, rritjes së pagave dhe tendenca e vazhdueshme e madhe inflacioniste. Rritja e përgjithshme e çmimeve nga viti 2008 deri në vitin 2023 është 61,56 për qind. Njëkohësisht çmimi i sigurimit nga përgjegjësia automobilistike nuk ka ndryshuar tashmë 15 vjet dhe është kategoria e vetme në vendin tonë e cila nuk ka pësuar rritje të çmimit”, njoftojnë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve, duke theksuar se çmimi i sigurimit të autopërgjegjësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është më i ulët në rajon. 

Nga BNS theksojnë se çmimi i mëparshëm i auto sigurimit të detyrueshëm ishte çmim i jo tregut, shumë i ulët, në mesin e më të ultëve në rajon, nuk ka ndryshuar që nga viti 2008 dhe thonë se e vendos në pikëpyetje përfitimin nga puna e kompanive të sigurimeve në këtë klasë, duke vepruar në mënyrë demotivuese në ofertën e kësaj police. 

“Pa rritje çmimi, ky biznes është i paqëndrueshëm dhe dalëngadalë do të braktiset nga kompanitë e sigurimit. Institucionet financiare kanë detyrimin të punojnë sipas parametrave të qëndrueshëm të përcaktuar rreptësisht, për të forcuar stabilitetin e sistemit financiar. Kujtojmë se në vitin 2008 çmimi i detyrimit automobilistik u ul me 30 për qind, por sot kushtet e funksionimit kanë ndryshuar dhe është e paqëndrueshme që kompanitë e sigurimeve të punojnë me çmime në këtë nivel”, bën të ditur Byroja Nacionale e Sigurimeve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ja punët kryesore që e presin koalicionin VLEN në Qeverinë e pas 8 majit! A do ia dalin t’i realizojnë?
Next Article Toshkovski: Përkrahje për njësitet speciale për shkak se ata janë shtylla e parë e mbrojtjes dhe ruajtjes të sovranitetit të shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?