By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik
Maqedoni

Bytyqi: Ministria e Financave dhe Komisioni për Mbrojtje të Konkurencës të nisë procedurë për sigurimin automobilistik

admin
Last updated: 26/04/2024 15:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se është i tmerruar nga rritja e shumës për policën e detyrueshme të sigurimeve nga ana e kompanive të sigurimeve. Sipas tij, ky është akt manipulues me të cilin kompanitë e rrisin çmimin e autosigurimit në kurriz të qytetarëve. 

“Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve. Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve”, theksoi Bytyqi.


Ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave si dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurencës të veprojnë për këtë rast. 

“I bëj thirrje ministrisë përkatëse të Financave dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen”, shkroi Bytyqi në Fejsbuk.

You Might Also Like

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve

Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MASIT inicon formimin e komisionit të posaçëm të Kuvendit për digjitalizim
Next Article Nikolloski nga Podgorica: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, rruga më e shpejtë përmes përafrimit ekonomik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve
Maqedoni TOP LAJM
Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
Maqedoni TOP LAJM
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?