By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave fillore në kuadër të manifestimit “20 vjet krenari”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave fillore në kuadër të manifestimit “20 vjet krenari”
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave fillore në kuadër të manifestimit “20 vjet krenari”

admin
Last updated: 28/11/2026 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Në Teatrin Shqiptar në Shkup, sonte nisi zyrtarisht manifestimi “Çairi feston Nëntorin – 20 Vjet Krenari”, me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit. Përmes këngëve, recitaleve dhe valleve tradicionale, nxënësit sollën në skenë një program artistik kushtuar Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe vlerave historike e kulturore të Nëntorit.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i cili vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, duke theksuar rëndësinë e edukimit të brezave të rinj në frymën e vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit kulturor. Në manifestim ishte e pranishme edhe deputetja Merita Koxhaxhiku, ndërsa me fjalë përshëndetëse u drejtua edhe Mjellma Gashi, përgjegjëse në Sektorin e Arsimit të Komunës së Çairit. Në përmbyllje të aktivitetit u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit që kontribuuan në realizimin e programit festiv, përfshirë edhe mësimdhënësit e artit figurativ.

Ky aktivitet shënoi hapjen e javës festive “20 Vjet Krenari”, të organizuar nga Komuna e Çairit në nder të 20-vjetorit të vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij. Festimet do të vazhdojnë deri më 28 Nëntor me koncerte dhe aktivitete kulturore, duke kulmuar me manifestimin qendror “20 Vjet Krenari”, më 28 Nëntor, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse
Next Article Borë në Strazhë, rrugët në pjesën perëndimore të vendit të lagështa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?