By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çela: Hetimet për pastrim parash e korrupsion janë rritur, sfidë mungesa e prokurorëve dhe infrastrukturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çela: Hetimet për pastrim parash e korrupsion janë rritur, sfidë mungesa e prokurorëve dhe infrastrukturës
Shqipëri

Çela: Hetimet për pastrim parash e korrupsion janë rritur, sfidë mungesa e prokurorëve dhe infrastrukturës

admin
Last updated: 07/07/2026 13:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shqyrtua sot projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2025”.

Gjatë fjalës së tij, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se gjatë viteve të fundit është shënuar një rritje e hetimeve për pastrimin e parave dhe korrupsionin, duke ia atribuar këtë rezultat masave të ndërmarra për forcimin e bashkëpunimit institucional.

Sipas tij që prej vitit 2020 është miratuar një udhëzim për ngritjen e strukturave të posaçme, ndërsa janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Doganat, Tatimet, Policinë e Shtetit dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Ai theksoi se megjithëse prokuroritë shqiptare kanë funksionuar prej vitesh me rreth 60% të kapaciteteve, prokuroria ka arritur të ekzekutojë 46% të letërporosive të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë.

“Shifrat që kemi paraqitur tregojnë rritje të hetimeve për pastrimin e parave dhe korrupsionin. Që nga viti 2020 kemi nxjerrë një udhëzim për ngritjen e strukturave të posaçme, po ashtu kemi memorandum edhe me Doganat, Tatimet, Policinë e Shtetit, AMF. Shifrat e përmirësuara janë fryt i këttyre nismave. Ne arritëm të shpëtojmë sistemin nga kolapsi. Shifrat janë të tilla që ku kanë qenë objektivat strategjike prokuroria ka performuar. Nëse prokuroritë shqiptare funksionojnë me 60% të kapaciteteve për shumë vite dhe ne ekzekutojmë 46% të letërporosive të ardhura nga kolegët tanë ndërkombëtare dhe ata ekzekutojnë vetëm 23% kjo tregon shumë për atë që ne bëjmë”, tha ai.

Duke folur për çështjen e stokut të dosjeve (backlog), Çela tha se situata në prokurori nuk është e njëjtë me atë të gjykatave, por nënvizoi se zgjidhja kryesore mbetet plotësimi i numrit të magjistratëve.

Për të lehtësuar ngarkesën, ai bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me Policinë e Shtetit për trajtimin efektiv të mijëra rasteve që, sipas tij, nuk duhet të regjistrohen fare si procedime penale.

“Sa i përket backlogut, nuk është e njëjta problematike që paraqitet në gjykata. Plotësimi me numrin e magjistratëve është zgjidhja e vetme për çështjen e backlogut.  Ne për të adresuar këtë problem kemi bërë një marrëveshje me policinë e shtetit për të trajtuar në mënyrë efektive shumë çështje të cilat as nuk duhet të regjistrohen. Numri i tyre është relativisht në 6000-7000 çështje në vit. Kemi vënë re se ka një rritje të numrit të çështjeve të mosfilluar është diku në nivelin e 17 mijë çështjeve. Burimet njerëzore janë shtuar për t’u ardhur në ndihmë prokurorëve, pro thelbi mbetet së pari numri i prokurorëve. Numri duhet të ishte më i madh. Besojmë se në vitet e ardhshme numri do të plotësohet dhe kjo do të zgjidhë dhe problemin e backlogut”, tha ai.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës, duke marrë si shembull Prokurorinë e Tiranës.

“Së dyti është çështja e infrastrukturës. Nëse do të kishim efektivin e plotë në Prokurorinë e Tiranës këto njerëz nuk kanë ku të punojnë. Kam disa vite që e ngre shqetësimin për këtë çështje. Kemi bërë një projekt, por nuk është realizuar. Na është premtuar një godinë deri në 2030. Nuk është problem vetëm te prokuroria e Tiranës dhe gjykata e Tiranës, por shkon më tej”, tha Çela.

You Might Also Like

Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn

Raporti i Reformës Territoriale prezantohet vetëm nga ekspertët e PS, opozita braktis komisonin

Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri

Gara për numrin dy të PD/ Sajmir Korreshi sfidon Flamur Nokën

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Albana Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ismaili: Berisha fake news me fermerët që derdhin qumësht në Kosovë, keqdashje për ta shkatërruar këtë vend
Next Article Ministria Energjetikës: Mundësi e re për t’i siguruar deri në 30 mijë denarë për një lidhje ose kaldajë me gaz
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?