By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili: Berisha fake news me fermerët që derdhin qumësht në Kosovë, keqdashje për ta shkatërruar këtë vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ismaili: Berisha fake news me fermerët që derdhin qumësht në Kosovë, keqdashje për ta shkatërruar këtë vend
Shqipëri

Ismaili: Berisha fake news me fermerët që derdhin qumësht në Kosovë, keqdashje për ta shkatërruar këtë vend

admin
Last updated: 07/07/2026 12:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka reaguar ndaj një postimi të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke ekspozuar shpërndarjen e një lajmi të rremë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ismaili shkruan se videoja e publikuar nga Berisha, ku shihen fermerë duke derdhur qumësht në shenjë proteste, nuk është filmuar në Shqipëri, por në Kosovë.

“FAKE NEWS! Kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë! Mirëpo madhështorët në dështime fushatash elektorale dhe madhështorët me keqdashjen e vazhdueshme për të shkatërruar këtë vend, nxjerrin një postim duke dezinformuar qytetarët”, shkruan Ismaili.

Më tej, ajo shprehet se opozita duhet të angazhohet për promovimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për fermerët, blegtorët dhe bletërritësit, duke theksuar se kjo është një nga mbështetjet më të mëdha që qeveria shqiptare u ka dhënë sektorëve të bujqësisë.

“Nëse do ta kishit këtë angazhim edhe për të promovuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët, blegtorët dhe bletërritësit… Por lulëzimi i bujqësisë nuk të leverdis ty”, shkruan ministrja.

Reagimi i Ismailit vjen pasi kreu i PD publikoi një video duke pretenduar se fermerët po derdhnin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri, ndërsa ministrja deklaron se pamjet janë nga një protestë e zhvilluar në Kosovë ku prej disa ditësh është bllokuar grumbullimi i qumështit dhe kjo ka nxitur zemërimin e fermerëve.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ivanov: Maqedonia e Veriut po zhvillohet infrastrukturalisht me ritëm të përshpejtuar
Next Article Çela: Hetimet për pastrim parash e korrupsion janë rritur, sfidë mungesa e prokurorëve dhe infrastrukturës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?