Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, është kundër interesit publik dhe Kushtetutës.
Në deklaratën e saj për mediat ajo është shprehur se 3 nga anëtarët e gjykatës ishin konflikt interesi mbi çështjen e Butrintit dhe vendimi krijon rrezik për trashëgimin kulturore në vazhdim.
Zhupa akuzon gjykatën për shkelje të ligjit. Sipas saj letra me bashkinë e Sarandës nuk janë bërë publike.
“Sot ne marrim vesh nga vendimi dhe një fakt tjetër, që gjykata ka marrë shkresa nga bashkia Sarandë dhe ka komunikuar me demek a janë shkelur kompetencat. Siç e parashikon ligji, ata duhet të na vënë në dijeni për të dhënë dhe ne medimin tonë. Ne më përgjegjësi të plotë se deri më sot nuk kemi marrë nga gjykata asnjë shkresë” tha Zhupa.