By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çështja e dinarit, BQK lëshon në funksion linjën pa pagesë dedikuar komunitetit serb
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Çështja e dinarit, BQK lëshon në funksion linjën pa pagesë dedikuar komunitetit serb
Ekonomi

Çështja e dinarit, BQK lëshon në funksion linjën pa pagesë dedikuar komunitetit serb

admin
Last updated: 09/02/2024 13:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshte dhe të kuptueshme, për qytetarët e Republikës së Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55.

BQK njofton se kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.

Përkujtojmë se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:

– Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;
– Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK;
– Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe
– Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-Euro (përfshirë Dinarin).

Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se “qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër që e kemi shumicën
Next Article Gjermania në linjë të njëjtë me BE-në, Rohde: Qeveria veproi si duhet me fushatën informuese para liberalizimit të vizave, e njëjta nevojitet tani për dinarin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?