By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore
Maqedoni

Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore

admin
Last updated: 26/08/2026 16:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Përpara se të marrë formën zyrtare çështja e provimit të jurisprudencës, ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari do të organizojë takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për t’ua prezantuar zgjidhjen ligjore. Shasivari për Alsat thotë se zgjidhja është e njëjta e cila është prezantuar paraprakisht, ndërsa shton se në Ministri kanë arritur kërkesa që kërkohet provimi krahas shqipes të jepet edhe në gjuhën angleze dhe turke.

“Presim edhe kërkesën e universitetit të parë me mësim në gjuhën shqipe, pra Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në periudhën që vjen do të organizojmë këtë takim konsultativ, informues me përfaqësues të asociacioneve studentore dhe dekanëve të fakulteteve juridike. Ky dialog është shumë i rëndësishëm edhe për ta adresuar edhe çështjet praktike për organizimin e provimit të jurisprudencës në disa gjuhë. Pra çështja e materialeve të provimit, literaturës juridike, dispozitave juridike, pyetjeve të provimit, çështja e kritereve profesionale të vlerësimit, çështja e përkthimit”, thotë ministri Shasivari për Alsat.

Lidhur me qëndrimin e studentëve të cilët këtë zgjidhje e kanë hedhur poshtë, pasi e njëjta parashikon që teoria të jepet në gjuhën amtare, ndërsa praktika në gjuhën maqedonase, Shasivari shprehet se do t’i bind se bëhet fjalë për avancim.

”Jam i bindur se me një sqarim edhe profesional edhe institucional, studentët, kandidatët e ardhshëm do ta kenë të qartë se bëhet fjalë për një avancim dhe për një qasje gjithëpërfshirëse”, shton Shasivari.

I pyetur për kërkesën e studentëve që çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës ta zgjidh me vetëm një vendim e jo të bëjë ndryshime ligjore, Shasivari shprehet se nuk duhet bërë eksperimente, pasi zgjidhja duhet të jetë afatgjate. Sipas tij, provimi i jurisprudencës do të jetë pa barriera gjuhësore.

“Qasja jonë është qasje afatgjate, ne nuk e zvarrisim procesin, por ne e kemi ndërtuar një zgjidhje e cila është e qëndrueshme, është në pajtim me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Shasivari.

Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesit e iniciativës studentore u shprehën për Alsat se ata nuk lëvizin nga qëndrimi se provimi i jurisprudencës duhet të mbahet në shqip si në teori ashtu edhe në praktikë, ndërsa thanë se nëse nuk plotësohen kërkesat do të vazhdojnë me protesta.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit
Next Article Trump pezullon takimet për vizat e emigracionit në mbarë botën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?