By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë duhet të bëjë Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çfarë duhet të bëjë Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së!
MaqedoniTOP LAJM

Çfarë duhet të bëjë Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së!

admin
Last updated: 14/05/2025 15:30
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Anëtarësimi i plotë në Bashkimi Evropian edhe më tej paraqet qëllim strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu, prioritet kryesor është fillimi i negociatave për qasje në Bashkimi Evropian, sa më shpejt që është e mundur. Edhe pse BE-ja ishte, është dhe do të mbetet qëllimi kryesor, për fat të keq, ende ky shtet mbetet në pritje që t’i hapen dyert e anëtarësimit!.

Maqedonisë së Veriut gjithmonë i kërkohet diçka shtesë

Maqedonia e Veriut ndoshta është i vetmi vend në Evropë që nuk ka sfida të bazuara në arritje ose lloje të tjera kriteresh që vlejnë për vendet e tjera, ose që janë në proces të anëtarësimit në BE.

Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar. Ky kusht është futur në kornizën negociuese që Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME ishte kundër ndryshimeve kushtetuese. Në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar, VMRO-ja doli e para dhe mori udhëheqjen e Qeverisë dhe kryeministri Mickoski e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta rinegociojë “propozimin francez”.

Qeveria thekson se ndryshimet kushtetuese nuk ofrojnë garanci të qartë për anëtarësim të BE-së, prandaj kryeministri Mickoski vazhdon të këmbëngul se si shtet kanë bërë shumë në dy dekada e gjysmë që kur Maqedonia e Veriut ka nisur rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ëshët fakt se shumë gjëra që askush nuk i ka bërë deri më tani, Maqedonia i ka bërë dhe këto nuk kanë të bëjnë aspak me kriterin e Kopenhagës.

Maqedonia e Veriut është rasti i vetëm kur marrëveshjet dypalëshe janë kushte në kornizën negociuese.

Kryeministri Mickoski vazhdon të thotë se “sikurse shumica e qytetarëve maqedonas, nuk duhet të pranojmë më kushte, pa garanci, në kurriz të koncesioneve kombëtare apo të identitetit”.
Maqedonia e Veriut dëshiron t’i fillojë negociatat, të cilat nënkuptojnë forcim të institucioneve, përmirësim të kapaciteteve dhe nuk nënkuptojnë anëtarësim. Prandaj, është shumë e vështirë të pranohet propozimi se këto ndryshime kushtetuese do të jenë efektive vetëm kur Parlamenti bullgar të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut si shtet në BE.

Strategjia e qeverisë së re është që të dalin në terren dhe të paraqisnim argumentet e tyre. Ky është mjeti demokratik që kanë në dispozicion.

Çfarë duhet të bëjë Maqedonia e Veriut!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ngjashëm si në të kaluarën, është shumë e qartë se BE-ja nuk do të thyej parimet e veta. Dihet qartë se pranimi i anëtarëve të reja bëhet me votim të gjithë anëtarëve dhe secili shtet anëtar ka të drejtën e vetos. Më herët Greqia ishte pengesa kryesore e integrimit, por shteti e ndryshoi emrin dhe u bë anëtare e NATO-s, ndërkaq tani Bullgaria i ka vendour kushtin e ri.

Rruga e vetme është që Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh, me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Fatkeqësisht, pushteti ka ndryshuar retorikën ndaj BE-së. Tani nuk flitet për kushtin që duhet të përmbush Maqedonia e Veriut në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës, por kryefjala e ekzekutivit është se Evropa duhet të jetë parimore dhe të mos veprojë me standarde të dyfishta. Aktualisht kërkohet garanci në rrugëtimin drejt BE-së, e pastaj ndryshimet kushtetuese, që në fakt shkon në kundërshtim me kushtin e BE-së për negociatat.

Megjithatë ende nuk ka presion ndërkombëtar ndaj Maqedonisë së Veriut për këtë çështje. Sigurisht se pas zgjedhjeve lokale ky presion do të rritet dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhje njëherë e përgjithmonë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çështja e legjitimitetit, Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?
Next Article Sabri Aziri kundër Taravarit: Ejani me mua ta udhëheqim Aleancën në drejtimin për të cilin votuesit na dhanë mandatin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?