By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë na mëson ramazani ?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çfarë na mëson ramazani ?
Maqedoni

Çfarë na mëson ramazani ?

admin
Last updated: 11/03/2024 21:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shumë dijetarë dhe hoxhallarë … kanë folur dhe shkruar për muajin ramazan, për dobitë e tij, për begatitë e tij, për qëllimin e tij, etj… Për këtë shkak ramazani është quajtur “shkolla e agjërimit”.

Pse është quajtur “shkolla e agjërimit”, dhe jo “ligjëratë”, “kurs”, “seminar” etj.? Është quajtur shkollë sepse në shkollë materiali mësohet tërësisht dhe me detaje, ndërsa në ligjërata, në kurse, apo në seminare mësimi është mjaft sipërfaqësor.

Çfarë na mëson “shkolla e agjërimit”? Cilat janë lëndët që mësohen në “shkollën e agjërimit”?

Ka shumë lëndë të cilat muslimani duhet t’i mësojë në “shkollën e agjërimit“, por janë dy kryesore:

1. Raporti i sinqert ndaj Allahut, dhe

2. Raportet e mira me njerëzit.

Sa i përket lëndës së parë “Raporti i sinqert ndaj Allahut”, gjëja e parë dhe më themelore që mësohet në këtë lëndë është hadithi i Pejgamberit (a.s.), në të cilin thotë:

“Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe çdo njeriu i takon ajo që ka pasur për qëllim.”

Nëse nijeti ynë është i sinqertë, atëherë ne do ta përmbushim kuptimin dhe urtësinë e urdhëresës së agjërimit, që është, se agjërimi na edukon në frymën islame.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Edukimi në frymën islame, do të thotë, falja e rregullt të pesë namazeve ditore, duke u përpjekur që sa më shumë prej tyre t’i falim me xhemat, ashtu siç përpiqemi të jemi më të rregullt në xhami gjatë muajit ramazan.

Edukimi në frymën islame, do të thotë, dhënia e zekatit ashtu siç është urdhëruar, atëherë kur i plotësojmë kushtet për dhënien e zekatit, dhe jo që zekati të jetë si kusur i vitrave.

Edukimi në frymën islame, do të thotë, të kesh dëshirë, të përgatitesh, duke ndarë një nga një euro, dhe nëse Allahu na mundëson t’i plotësojmë kushtet e haxhillëkut, atëherë ta kryejmë haxhillëkun.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Edukimi në frymën islame, do të thotë, që gjuha jonë të jetë sa më shumë e angazhuar me përmendjen e Allahut, kurse sa më pak me përmendjen e njerëzve.

Edukimi në frymën islame, do të thotë, që Kurani të mos jetë vetëm zbukurim në vitrinat tona, dhe mënyrë për t’i kujtuar të vdekurit, por që ne të shoqërohemi me të çdo ditë, në mënyrë që të jetë udhërrëfyesi ynë në jetën tonë.

Edukimi në frymën islame, do të thotë, që ne t’i lutemi vetëm Allahut, dhe jo Abdullahut (robit të Allahut).

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si  u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (2/183)

Në lëndën e dytë “Raportet e mira me njerëzit” – ne mësojmë sesi të jemi njerëz më të mirë, fqinjë më të mirë, vëllezër dhe motra më të mirë, bashkëshortë më të mirë…

Në këtë lëndë mësojmë se:

– nëse një njeri agjëron, por përveç kësaj merr një thes me mbeturina dhe e hedh në livadh, në lumë ose në kanal aty pranë, dhe kështu i shkakton dëm vetes dhe të tjerëve;

– nëse një njeri agjëron, por fqinji i tij nuk është i qetë nga gjuha dhe duart e tij;

– nëse një njeri agjëron, por nuk flet me gjysmën e lagjes, duke filluar nga vëllezërit e tij, tek të afërmit, e deri tek farefisi tjetër;

– nëse një njeri agjëron, por prindërit e tij psherëtijnë dhe qajnë për sjelljet e tij ndaj tyre;

– nëse një burrë agjëron, por gruaja e tij i shërben atij vetëm si shërbëtore ose si terren trajnimi për masat shtrënguese;

– nëse një njeri agjëron, por nuk e paguan punëtorin në mënyrë adekuate për punën e tij;

– nëse një njeri agjëron, por merret me ryshfet dhe korrupsion;

– nëse një njeri agjëron, por ushtron dhunë edhe ndaj njerëzve edhe ndaj kafshëve;

– nëse një njeri agjëron, por përshkrimi i tij më i mirë është se ai është jo-njeri . . .

Atëherë nga agjërimi i tillë, nuk mund të ketë diçka tjetër përveç urisë dhe etjes – por Allahu e di më së miri – sepse Pejgamberi (a.s.) ka thënë:

“Allahu nuk ka nevojë për urinë dhe etjen e atij personi që nuk largohet nga gënjeshtrat dhe të vepruarit me to gjatë kohës që është agjërueshëm.”

Të dashur vëllezër!

Ramazani është një mundësi ideale që ta rishqyrtojmë raportin tonë me Allahun dhe me njerëzit përreth nesh, sepse nga kjo varet mirëqenia jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na e pranojë agjërimin tonë dhe veprat tjera të mira, kurse të na falë për veprat tona të këqija! Amin!!!

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zbulohen të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, në mesin e tyre është edhe një serb
Next Article Agjërimet tradicionale të Profetit Muhamed s.a.s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?