By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agjërimet tradicionale të Profetit Muhamed s.a.s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Agjërimet tradicionale të Profetit Muhamed s.a.s
Maqedoni

Agjërimet tradicionale të Profetit Muhamed s.a.s

admin
Last updated: 11/03/2024 22:09
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Agjërimet tradicionale të Profetit Muhamed s.a.s. janë:

1. Agjërimi tri ditë për çdo muaj

Nga traditat e çmuara të Profetit a.s. është edhe agjërimi i tri ditëve për çdo muaj, e që në të drejtën e Sheriatit njihen me emrin “ditët e bardha” ose “të ndriçuara” (origj. ejjami bid). Fjala është për agjërimin e ditës së 13-të, të 14-të  dhe të 15-të të çdo muaji hënor, sepse gjatë këtyre ditëve hëna është e plotë, kështu që reflektimi i dritës së saj i bën ato të ndriçuara. Ebu Hurejreja rrëfen: “I dashuri im, Profeti a.s. më këshilloi tri gjëra; e para, të agjëroj tri ditë për çdo muaj; e dyta, të fal dy rekate namaz të duhasë para drekës; e treta, ta fal namazin e vitrit para se të bie për të fjetur.” (Transmetojnë Buhariu dhe Nesaiu).

Ndërkaq, lidhur me këtë, sipas një transmetimi tjetër, tregohet se Profeti a.s. i kishte thënë Ebu Dherrit r.a.: “O Eba Dherr! Kur të agjërosh tri ditë në muaj, agjëro ditën e 13-të, të 14-të dhe të 15-të.” (Transmetojnë Nesaiu dhe Ibni Hanbeli).

Me një rast, Abdullah bin Amër bin Asi rrëfen: “Profetin a.s. e kishin lajmëruar se kisha thënë sesa të isha gjallë, natën do të falja namaz e ditën do të agjëroja. Profeti a.s. më thirri e më pyeti:

“– Ti ke thënë kështu, kështu?

Po!, – iu përgjigja unë.

Atëherë Profeti a.s. më tha: “– Po ti s’ke  mundësi për këtë! Andaj, ti nganjëherë agjëro e nganjëherë mos agjëro, herë fli e herë fal namaz. Ose agjëro nga tri ditë për çdo muaj, sepse për një veprim të mirë e të bekuar jepet dhjetëfish shpërblim. Tri ditë agjërim në muaj janë si të kishe agjëruar tërë vitin.

Unë i thashë: -Unë mund të bëj më tepër se kaq. Por Profeti më tha: – Më mirë se kjo s’mund të ketë.” (Transmeton Buhariu).

Sipas një hadithi tjetër, Profeti a. s. kishte thënë: “Agjërimi më i çmuar është agjërimi i mbajtur nga Profeti Daud a.s. Ai një ditë agjëronte, një ditë jo.”

2. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte

Nga tradita profetike është edhe agjërimi i ditës së hënë dhe ai i ditës së enjte. Hz. Aisheja r.a. ka thënë: “Profeti a.s. tregonte kujdes të veçantë për të agjëruar ditën e hënë dhe të enjte.” Kjo për arsye se veprat e njerëzve i paraqiten Allahut xh.sh. në këto dy ditë. Lidhur me këtë, Usame bin Zejdi r.a. tregon: “Kur e pashë Profetin duke agjëruar ditën e hënë dhe të enjte, e pyeta për shkakun, e ai m’u përgjigj kështu: “Veprat e njerëzve i paraqiten Allahut të hënën dhe të enjten dhe unë do të doja që kur t’i paraqiten Allahut veprat e mia, unë të jem agjërueshëm.”

Për agjërimin e ditës së hënë ka edhe një rrëfim të Ebu Dherrit r.a. sipas të cilit Profeti a.s. kishte thënë: “Atë ditë unë erdha në këtë botë dhe atë ditë filloi të më zbriste vaji.” (Transmeton Muslimi)

3. Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Shevval

Personi i cili e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell atë me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheval, e ka sevapin sikur të ketë agjëruar tërë vitin. Profeti a.s. ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe atij ia shton edhe gjashtë ditë agjërim të Shevalit, është sikur ta kishte agjëruar tërë vitin.” (Transmeton Muslimi).

4. Agjërimi i ditës së Arafatit

Për ata të cilët nuk janë duke e bërë vizitën e Qabesë, agjërimi i ditës së Arafatit ka sevape të shumta. Ky agjërim bëhet natën e Kurban Bajramit, e kjo është dita e nëntë e muajit Dhulhixhe. Lidhur me vlerën e kësaj dite, Profeti a.s. ka thënë: “Nuk ka ditë tjetër kur Allahu të ketë çliruar më shumë njerëz nga zjarri i Xhehenemit sa në ditën e Arafatit.” (Transmeton Muslimi). Madje, Ibn Katade ka transmetuar edhe këtë: “Agjërimi  i ditës së Arafatit llogaritet te Zoti xh.sh. se do t’i falë mëkatet e një viti para dhe një viti pas.” Lidhur me këtë, Ibni Katade pohon se ky është mendim i ehli-synetit, megjithëse fjala është për mëkatet e vogla. Nga ana tjetër, personat që kanë vajtur për ta kryer adhurimin e Haxhit, në ditën e Arafatit e kanë të ndaluar të agjërojnë, sepse ajo paraqet vështirësi për ta, kështu që kryerja e detyrave të Haxhit ka përparësi.

5. Agjërimi i ditës së Ashurasë (dita e dhjetë e muajit muharrem)

Sipas Ibn Abasit, kur Profeti a.s. kishte bërë hixhret në Medinë, kishte vërejtur se si hebrenjtë e agjëronin ditën e Ashurasë, kështu që i kishte pyetur: “Ç’është ky agjërim?” Ata i kishin thënë: “Kjo është një ditë e mirë, sepse në këtë ditë Allahu i Lartësuar i kishte shpëtuar Musain dhe bijtë e Izraelit nga armiqtë, prandaj Musai ka agjëruar këtë ditë.” Profeti a.s. u kishte thënë hebrenjve: “- Unë jam më i afërt se ju (në një transmetim tjetër unë kam më shumë përparësi se ju) me Musain!, – dhe urdhëroi që ditën e Ashures të agjërohej.” (Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi). Kjo vazhdoi gjersa u bë farz agjërimi i Ramazanit. Më pas Profeti a.s. i la njerëzit të lirë në agjërimin e ditës së Ashurasë, përkatësisht të ditës së dhjetë të muajit Muharrem, sikurse tregohet edhe me këtë hadith: “Kjo është dita e Ashurasë dhe agjërimi i saj nuk është detyrim për ju. Kështu që kush dëshiron të agjërojë, të agjërojë, e kush nuk dëshiron të agjërojë, të mos agjërojë.” (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Imam Maliku në Muvetta’). Personi që dëshiron ta agjërojë ditën e Ashures, duhet t’ia bashkëngjisë edhe ditën paraprake ose atë pasuese, përkatësisht ditën e nëntë ose ditën e njëmbëdhjetë të muajit Muharrem.

6. Agjërimi gjatë muajit Shaban

Edhe agjërimi i muajit Shaban është përplot me sevape, sepse, siç tregon Aishja r.a., Profeti a.s. asnjë muaj tjetër nuk ka agjëruar më shumë, përveç Ramazanit, sesa në muajin Shaban, madje nganjëherë i ngjitte Shabanin me Ramazanin pa shkëputje.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë na mëson ramazani ?
Next Article Kalimi i kohës duke qenë i zënë me Kuranin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?