By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë thonë nga DASH-i për raportimet se do të ketë mbyllje të ambasadës së SHBA-së në Kosovë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çfarë thonë nga DASH-i për raportimet se do të ketë mbyllje të ambasadës së SHBA-së në Kosovë?
Maqedoni

Çfarë thonë nga DASH-i për raportimet se do të ketë mbyllje të ambasadës së SHBA-së në Kosovë?

admin
Last updated: 03/06/2025 23:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në media prestigjioze si “The New York Times”, “Ëashington Post” “Reuters” “Le Monde” e “AFP” ka pasur raportime se ka plane edhe për shkurtime buxhetore sa i përket Departamentit Amerikan të Shtetit. Siç shkruanin këto media, bazuar në një “Memo”, shkurtimi buxhetor do të ishte rreth 50 % dhe se kjo do të rezultonte edhe me mbyllje ambasadash.

Por a ka pasur ndonjë lëvizje konkrete nga DASH për reforma dhe shkurtime buxhetore sa i përket ambasadave që SHBA-ja ka në Ballkan dhe a ka ndonjë plan konkret sa i përket Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se s’ka asnjë mbyllje të ndonjë ambasade dhe as të ndonjë konsullate dhe se puna është duke vazhduar normalisht.

Ky zëdhënës ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit është duke vazhduar vlerësimet për programet dhe pozicionimin global të SHBA-së për t’u siguruar që janë në pozicionin më të mirë për të përballuar sfidat e kohës.

“Nuk është njoftuar mbyllje ambasadash ose konsullatash dhe operacionet vazhdojnë normalisht. Departamenti i Shtetit vazhdon të vlerësojë programet dhe pozicionimin tonë global për të siguruar që jemi në pozicionin më të mirë për të përballuar sfidat moderne në emër të popullit amerikan”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë që nga largimi i ambasadorit Jeff Hovenier në dhjetorin e vitit të kaluar është duke vazhduar funksionimin me të ngarkuarën me punë Anu Prattipati.

Shtetet e Bashkuara hapën për herë të parë Zyrë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996. Mes viteve 1999-2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë funksionoi si misioni diplomatik i Shteteve të Bashkuara. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara krijuan zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe Zyra u bë Ambasadë më 8 prill 2008.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pas lajmit në Zhurnal, reagon kandidati për dekan në Fakultetin Juridik – A është maqedonizimi i Universitetit “Nënë Tereza” vetëm “fikcion”?
Next Article Humb kontrollin mbi veturën dhe përfundon në lumë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?