By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas lajmit në Zhurnal, reagon kandidati për dekan në Fakultetin Juridik – A është maqedonizimi i Universitetit “Nënë Tereza” vetëm “fikcion”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas lajmit në Zhurnal, reagon kandidati për dekan në Fakultetin Juridik – A është maqedonizimi i Universitetit “Nënë Tereza” vetëm “fikcion”?
MaqedoniTOP LAJM

Pas lajmit në Zhurnal, reagon kandidati për dekan në Fakultetin Juridik – A është maqedonizimi i Universitetit “Nënë Tereza” vetëm “fikcion”?

admin
Last updated: 03/06/2025 23:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Pas publikimit të lajmit nga Zhurnal.mk mbi fenomenin shqetësues të maqedonizimit të Universitetit “Nënë Tereza”, ka reaguar Prof. Aleksandar Petkovski, njëherësh kandidat serioz për postin e dekanit në Fakultetin Juridik – fakulteti më i ri që funksionon në gjuhën shqipe në Shkup.

Profesori, në përpjekje për ta relativizuar alarmimin publik, përmend përqindjen e vogël të maqedonasve në fakultetin ku punon vetë, për të mohuar një trend të gjerë që tashmë nuk është më sekret për askënd. Por për habi, vetë ajo që ai thotë, e konfirmon atë që është ngritur si shqetësim: si është e mundur që në një fakultet ku shumica absolute e studentëve janë shqiptarë, kandidati më i përkrahur për dekan është pikërisht ai? Dhe kjo jo për meritë akademike, por për faktin se gëzon përkrahjen e menaxhmentit të ri – pikërisht strukturës që po akuzohet për kapje të institucionit.

Deklarata e tij ka një tjetër paradoks: në vend që të reflektojë mbi përse ky lloj “përfaqësimi” ndodh në një fakultet shqipfolës, ai mundohet ta kthejë debatin në “fikcion” dhe “teori konspirative”, duke injoruar tërësisht përvojën reale të studentëve dhe profesorëve shqiptarë që ndihen të margjinalizuar në institucionin e tyre.

Po e pyesim publikisht:
A thua edhe ky fakultet, i themeluar në gjuhën shqipe, do të udhëhiqet nga një dekan maqedonas?
A është kjo thjesht rastësi, apo vazhdimësi e një strategjie të qartë për të kontrolluar çdo njësi drejtuese në këtë universitet?
Pse një institucion me shumicë dërrmuese të studentëve shqiptarë, me profesorë shqiptarë dhe që ligjëron në shqip – duhet të drejtohet nga dikush që nuk e përfaqëson atë shumicë?

Kujt i shërben kjo?
A thua kështu duan të zbehin përfaqësimin shqiptar? Të demotivojnë studentët shqiptarë? Të pakësojnë besimin në një universitet që u krijua si shpresë për komunitetin tonë?

Kjo nuk është një betejë me individë, por me një model përjashtues që po maskohet si “barazi multietnike” ndërsa në prapaskenë instalohet një rend tjetër. Dhe nëse nuk flitet sot, nesër do të jetë tepër vonë.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetja Pasholli merr pjesë në WPSForum2025 në Prishtinë
Next Article Çfarë thonë nga DASH-i për raportimet se do të ketë mbyllje të ambasadës së SHBA-së në Kosovë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?